Ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Ministrinë e Shtetit, Davidi Hermelin, në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj në “Studio Live” në Report Tv u shpreh se Irani urdhëroi Hamasin për të kryer sulm ndaj Izraelit me qëllim që të pengojë arritjen e marrëveshjes me vendet arabe. Marrëveshja me vendet arabe siç nënvizoi ai do të sillte naftë në Europë.
“Iranianët nuk mund ta lejonin paqen në Lindjen e Mesme pasi humbasin shumë. E keni parë si i manipulojnë shoqëritë në Liban, në Gaza, në Jemen, e shumë vende të tjera. Qartazi regjimi iranian nuk dëshironte që të kishim një marrëveshje paqeje me Arabinë Saudite. Prandaj ata urdhëruan sulmin pikërisht tani. Por ky është edhe një kërcënim direkt ndaj Europës, sepse një paqe mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, do të pasohej edhe nga një tubacion që do të përçonte naftë drejt Europës. Por, kjo do të dëmtonte interesin e Iranit dhe disa partnerëve të tij. Irani nuk donte që ne të kishim paqe, prandaj përdoren Hamasin dhe Hezbollahun në Libi”.
“Nëse duam stabilitet në Lindjen e Mesme, Izraeli duhet të ketë mbështetjen e Botës, Europës dhe NATO-s. Sepse Sauditët janë duke parë, nëse izraelitët janë të dobët, atëherë do të bëjnë marrëveshje me Iranin, nëse shikojnë që në Lindje e Mesme flitet vetëm arabisht, dhe jo hebraisht apo shqip. Dhe do ta harrojnë gazjellësin nga Arabia që do të sillte stabilitet në Europë. Por nëse Izraeli do të kishte mbështetjen e Europës dhe do ta mbështesin deri në shkatërrimin total të Hamasit, atëherë Arabia Saudite do të ulej me ne të negocionte dhe bashkëpunonte për paqen kundër regjimit të Iranit”, tha ai në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Report Tv: Raketat e Hamasit, dorë e Iranit për të penguar paqen me vendet arabe! Me Shqipërinë na bashkon historia
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi
25 Dhjetor, 16:57
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Krishtlindje lufte në Palestinë! Të krishterët në kërkim të shpresës, Betlehemi kthehet në një qytet të trishtuar
25 Dhjetor, 12:54
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë
24 Dhjetor, 19:23
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor, 16:06
-
Izraeli kap një raketë nga Jemeni, u lëshua pas kërcënimit të ministrit izraelit
24 Dhjetor, 15:28
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor, 14:17