PD përgatitet për zgjedhjet e brendshme, votohet për kryetarët e degëve

Grupi parlamentar i PD-së ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Mësohet se brenda kësaj jave del udhëzimi për procesin zgjedhor sipas statutit të ri të Partisë Demokratike.

Kjo do të thotë se PD-ja do të zhvillojë zgjedhje të brendshme, në të cilat do të votohet për seksionet, grupseksionet dhe kryetarët e degëve.

Lidhur me marrëdhënien e saj me parlamentit, PD do të vazhdojë t’i braktisë komisionet veç rasteve specifike, siç mund të jetë “Komisioni Tahiri”.

Basha u shpreh në mbledhje se PD do të vazhdojë protestat dhe do mbështesë qytetarët në të gjithë vendin.

Basha theksoi se “çeshtja Tahiri” do të mbetet në artikulimin politik të opozitës.

Në seancën parlamentare të se enjtes do të mbahet edhe qëndrimi i plotë i PD-së.

“Parlament normal me Sajmir Tahirin të lirë dhe kuksianët në burg nuk ka” – tha Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?