Heroi i Punës Socialiste

Heroi i Punës Socialiste

Foto ilustruese

Shqipëria gëlonte nga mizëri heronjsh; të popullit, të guximit, të vetmohimit, të heshtur (të spiunllëkut), të ditës, natës, luftës, naftës, kombinateve, fabrikave, uzinave, 5 vjeçarëve, Artit, letërsisë, muzikës, kinematografisë etj. etj. Ama heroi i heronjve, superheroi, ishte Heroi i Punës Socialiste. Rrotull tij, si planetët e ftohtë rreth diellit të zjarrtë, vërtiteshin gjithë të tjerët.
Heroi i Punës Socialiste ishte një çudi e madhe.Ta kuptoje pse ishte dhe si ishte heroizmi i Heroit të Punës Socialiste duhet të ishe vetë hero i durimit, fantazisë, hamendjes. Heroi i Punës Socialiste ekzistonte. Kishte emër, mbiemër, foto të ngërdheshur. Por nuk dilte asgjëkundi prej mishi, prej gjaku. Çfaqej vetëm nëpër filma, televizora, revista, gazeta. Kurrë si njeri, duke pirë ndonjë kafe a teke raki. Gjithmonë mbi shtylla të tensionit të lartë, lokomotiva, furrnalta, diga hidrocentralesh, mbi traktor që çante arat, saldator majë një kulle metalike, dhe një mijë e një marrina të tjera.

Në një kohë kur mund të përfundoje prapa hekurave për hiçgjë, edhe mund të durohej pensionisti që të trokiste te dera për të thënë se duhej të dilje në punë vullnetare për sistemimin e oborrit të pallatit. E kapërdije edhe bezdinë që të shkaktonte zagari që të zgjonte qysh herët për të votuar deputetin e zonës, për shembull Reshat Arbanën. Halli mbi hall, nyja që s'e zgjidhte dot asnjë inteligjencë dhe s'e priste dot asnjë shpatë, ishte të gjeje me ment se çfarë i bashkonte një surrat budallai me punën, socializmin, heroizmin.Vazhduan hamendësime të tilla derisa më së fundi u muar vesh se për Heroin e Punës Socialiste ishte e kotë ta lodhje mendjen. Para veprës së tij, se vetë atë s'kishe ku e gjeje, para lavdisë së tij, madhështisë së tij, nuk lypsej asgjë tjetër përveçse nënështrim, përulje, tkurrje, zvogëlim deri në kokrrizë pluhuri, deri në asgjësim.Kur u muar vesh se shpresat për ta parë atë hero të gjallë ishin zero, nisi tu dalë shqiptarëve nëpër ëndërra. Dikujt si buldozer në një digë, një tjetri si eskavator që gërmonte ledhe në Myzeqe, tjetrit si kamion ngarkuar me mineral.

Thashethemet thoshin se Heroi i Punës Socialiste ishte shofer që natë e ditë në zheg e në acar pa u ndalur asnjë çast ngiste një kamion nga i cili nuk zbriste kurrë. Në kamion gdhihej, ngrysej, hante fasule në një gavetë ushtari, pinte ujë burimi nga një bucelë. Një ishullar që më vonë doli spiun, tha se për ta zbërthyer misterin se çfarë ishte në fund të fundit Heroi i Punës Socialiste do bënte atë që bëri Martin Luteri, do mësonte përmendësh krejt Biblën, për ta gjetur atje të fshehtën. Për të gjetur sekretin e trekëndëshit hero-punë-socializëm, një tjetër u nis për në gërmadhat e kishave të lashta majë shkëmbinjve ku qetësia për meditim është e garantuar. Sa më pisk i kishte punët shteti, aq më i largët bëhej viti për të cilin Heroi i Punës Socialiste punonte pa u lodhur.

Debate të ashpra u bënë mes ishullarëve lidhur me arsyen e ekzistencës, thelbin, kuintesencën e këtij heroi. Nga Shkodra erdhi haberi se një intelektual katolik i zhytur në vetmi medituese, i ishte futur të kuptonte thelbin e funksionimit të trekëndëshit hero, punë, socializëm, me anë të statistikës matematikore. Por nuk mundi. Problemin e bënte të pazgjithshëm fakti se kishte jo pak budallenj që për tu bërë Hero i Punës Socialiste gdhiheshin e ngryseshin me vite mbi torno, saldatrice, timon, por nuk u bënë dot kurrë heronj të asnjë lloji.

Rropatjet shumvjeçare për të hedhur sadopak dritë mbi paradoksin e këtij biçim heroi nuk patën sukses. Derisa u muar vesh se ta mësoje cili ishte dhe si ishte nga afër Heroi i Punës Socialiste nuk kishte asnjë rëndësi, nuk bënte sens. Ishte si të lodheshe të dije sa kilogram peshonte një fjalim ose sa gradë celsius është volumi i një pleniumi.
Të lodhur nga arsyetimet dhe dilemat, të cfilitur nga pyetjet pa përgjigje, Heroi i Punës Socialiste u pranua si Zoti, Krishti, Muhameti, pra si dogmë, si diçka që edhe nëse nuk ekziston duhet ta besosh. Pas këtij zbulimi lehtësues, Heroi i Punës Socialiste u la të ishte çfarë të donte dhe si ti pëlqente. Edhe bosh. Edhe përbindësh. Edhe inekzistent.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pjeter: 24/02/2019 11:50

    Qetesohuni njeres, Ypi nuk eshte do si do, eshte mendim thelle, ai nuk shkruan per ne masen, ai shkruan per nje lexues te seleksionuar, natyrisht per ata qe kane hapur shume libra. Ai nuk nguron tja meshoi ne c'do shkrim qe ka hapur shume libra, por ce do, eshte nevoja qe e detyron te publikoje per masen injorate.Ai eshte akoma ne kerkim te nje lexusi mendje holle, nje lexues "Radical chic", por deri tani i kane dale disi me nuanca orientale dhe disi te influencuar nga "kurvizmi".

    Përgjigju
    • Pjeter: 24/02/2019 21:03

      Uau,me te vertet?si me shpetoi ky "term"?Gjithsesi,varet nga c'kendveshtrim e shef ti Z.Ismail Qemali perputhjen.Per mendimin tim eshte nje pershkrim qe perputhet.

    • Ismail Qemali: 24/02/2019 13:15

      Meso nje here termin"Radical chik"cdo te thote,pastaj perdore,se me duket nuk ka perputhje me cfare ke shkruar.

  • Palla: 24/02/2019 10:07

    O Zoti Ypi. Para disa ditesh ke shkruar nje artikull tjeter "fala dhe Saliu". Epo mendova qe eshte lajthitje, Po duke lexuar edhe kete te sotmin me fal per shprehjen " Po paske pjerdhur" Ben mire te mos flasesh budallalleqe kur nuk ke gje per te thehe

    Përgjigju
  • Niku: 24/02/2019 02:48

    Ore Ypi, cfare e ke Xhafer Ypin, Kryeministrin e fashizmit? Perse nuk ben ndonje shkrim per kohen e Xhaferit tend, pra per kohen fashiste, apo fsheh kembet njelloj si te gjarprit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit