Heroi i tërmetit, zjarrfikësi Luan Kapaj për Report Tv: Na kanë lënë në mëshirë të fatit, s'kemi veshje mbrojtëse! Na premtuan që pagat për orët shtesë do i marrim në muajt në vijim

Zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, i cili rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë dhe u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij, prej javësh po 'lufton' me flakët në zonë e Dukatit dhe Karaburunit në Vlorë në kushte të vështira. Në një intervistë për Report Tv, zjarrfikësi Kapaj shprehet se atij dhe kolegëve të tij nuk u mungon as guximi dhe as përvoja për të luftuar me flakët, por mjetet mbrojtëse duke vijuar që nga veshja, kokorja, maska që të mund të sigurojnë jetën e tyre fillimisht dhe më pas të ndërhyjnë sa më shumë në zonën e rrezikut.

Ndërsa liston gjëra që i mundojen atij si zjarrëfikës, Kapaj nuk i cilëson këto kërkesa si gjëra luksi po mjete minimale bazike që shërbejnë për mbrojtjen e jetës, që më pas të jenë në gjendje të shpëtojnë jetë të tjera. Në lidhje me zjarret në vend që prej javësh po bëjnë kërdinë me pyjet, Kapaj tha se po punohet në terren jashtëzakonisht të vështirë, por që zjarrfikësit treguan profesionalizmin e duhur.

"Puna jonë është shumë e vështirë sidomos këtë verë që temperaturat kanë bërë të mundur favorizimin e këtyre zjarreve e megjithatë nga përvoja që kemi ia kemi dalë ta përballojmë mirë të gjithë këtë situatë. Duke parë terrenin e vështirë në këtë zonë e kemi pasur të vështirë pasi pylli i lartë, shkurret e dendura dhe terreni i thepisur e ka bërë të vështirë të përballesh me këtë situate dhe duhet të kesh guxim, forcë dhe të dish si ta fillosh punën dhe ja kemi dalë.

Fatkeqësish edhe nëse ngremë zërin për ndonjë pajisje apo mjet nuk kërkojmë luks. Ne kërkojmë mjete të domosdoshme, pajisje minimale dhe veshje mbrojtëse personale që të kryejmë punën që na ngarkon ligji që të futemi në zonën e rrezikut dhe jo ta shohim atë nga larg. nëse do të kemi veshjet dhe mjetet e duhura do t'i afrohemi sa më shumë zjarrit për ta shuara atë. Mua sot më mungon veshja e mbrojtjes personale, kokorja, maska, veshja, kundra-gaz, nëse unë nuk mbrojt dot veten nuk shpëtoj dot jetë", tha Kapaj.

 

Në lidhje me situatën e krijuar për mos marrjen e pagesës për orët shtesë të punës, Kapaj tha se deri tani kanë marrë 40 orë shtesë dhe për të tjerat u është premtuar që do i marrin në muajt në vazhdim.

"Sipas ligjit duhet të punojmë 174 orë dhe për këtë periudhë kemi marrë urdhrin për gatishmërinë duke punuar mbi këtë norme. Sipas ligjit ne kemi marrë 40 orët shtesë dhe pjesa tjetër na u premtua të na jepet në muajt në vijim. Flasim për shumë orë shtesë që janë të llogaritur sipas librit të regjistrit në strukturat e zjarrfikëses. Ne nuk na mungon guximi, por që ta bësh tamam punën duhet të jesh i mbrojtur dhe jo të lihemi në mëshirë të fatit. Premtimi ishte që do na jepen orët shtesë sipas rregullave në muajt në vazhdim", tha Kapaj.

Report Tv denoncoi një ditë më parë faktin se 35 zjarrfikësit e Vlorës, të cilët po përballen me flakët, prej dy muajsh nuk paguhen për orët shtesë. Rezulton se ‘heronjtë e zjarrit’, nuk janë paguar për 178 orë gatishmëri, në luftën kundër flakëve që kanë djegur me qindra hektarë tokë, por edhe banesa e stane. Në një prononcim për Report Tv, ditën e djeshme, Leli mohoi lajmin, duke pretenduar se 'pagesat për orët shtesë kanë kaluar në llogaritë e zjarrfikësve që më datë 4 gusht'.  Por sot Leli e pranoi se zjarrfikësit në Vlorë, prej dy muajsh nuk kanë marrë paratë që i takojnë për orët shtesë të punës për muajt korrik dhe gusht.

Sipas Lelit, kufizimet ligjore janë bërë pengesë që zjarrfikësit të mos marrin orët shtesë. Leli sqaron se sipas ligjit zjarrfikësve u paguhen 40 orë shtesë në muaj jashtë orarit, ndërsa pjesën tjetër të orëve po shtesë që kanë punuar, i marrin një herë në 3 muaj në vazhdim, ose jepet leje e zakonshme, ditë pushimi, në zgjedhje të punonjësit si i e kërkon ai.

Bashkia e Vlorës ka një fond prej 35.3 milionë lekësh për Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, me synim që të përmirësohet siguria publike nëpërmjet sigurimit të mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimit. Ndërsa bazuar në buxhetin e vitit 2021 të kësaj bashkie, fondi i pagave për personelin e zjarrfikësit është mbi 33 milionë lekë dhe një fond prej 5.5 milionë lekë për orët shtesë dhe qëndrimin në gatishmëri.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!