Ka nisur Festivali gjigant Montreal World Film Festival, i cili mbahet në Amerikën Veriore. Ndër filmat që do të shfaqen në MWFF, këtë herë zë vend edhe filmi kosovar “Heroi” me regji të Luan Kryeziut. “Heroi” ka tri shfaqje brenda festivalit. Dje me nisjen e festivalit u shfaq prej orës 12:30 dhe prej orës 19:00, ndërsa sot (26 gusht) shfaqet në ora 16:40. Festivali radhitet në kategorinë “A” të festivaleve dhe filmi shfaqet në kuadër të Focus on World Cinema.

Në filmin “Heroi” të Luan Kryeziut luajnë: Çun Lajçi, Enver Petrovci, Haqif Mulliqi, Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Selman Lokaj. Në film portretizohet jeta e një ushtari të UÇK-së, Shkëmbit (i luajtur nga Arben Bajraktaraj).

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)