Xhevdet Troplini është një emër jo pak i njohur në Durrës, të cilit i është sekuestruar nga OFL makina e blinduar tip 'Jeep'. Troplini, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në 2006, ka në pronësi të tij disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Çollaku. Ai është përfshirë dhe i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij. Ky person del gjithashtu edhe në listën e biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi.
Troplini është fotografuar më herët në tavolinë me presidentin Ilir Meta, foto e sjellë nga Shqiptarja.com, teksa lidhja e tyre ka qenë edhe më e hershme. Firma "Ovital" me aksioner Xhevdet Troplinin, dhe administratore vajzën e tij Antolena Troplini, ka përfituar një fond prej 21 mln lekësh nga AZHBR, në kohën që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti. Në inaugurimin ishte i pranishëm edhe Ilir Meta, në cilësinë e Kreut të Kuvendit, i cili vlerësonte investimin e kryer duke e konsideruar mundësi për rritjet ekonomike të vendit dhe duke e marrë si shembull suksesi për sipërmarrësit e tjerë.
Por cila është lidhja me Arben Mërkurin. Ky i fundit, pak para se të ekzekutohej u bë pjesë e një skandali ku i theu kamerën një gazetareje investigative. Kjo sepse firma Ovital e Xhevdet Troplinit, po groposte pulat e prekura nga gripi i shpendëve afër qendrave të banuara dhe shisnin vezët dhe pse kjo ishte e ndaluar.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi në qendër të Sukthit/ 48-vjeçari lidhje me bosin e drogës në Durrës! Dyshohet se ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale me porosi të Xhevdet Troplinit
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 4065
Lajme të tjera
-
'Ne pastrojmë, ata bëjnë pis!' Ndoten kanalet kulluese, bashkia Durrës: Hedhin plehra nga dritarja!
25 Prill, 14:07
-
Amnistia penale, 15 të dënuar dhe të paraburgosur lirohen sot nga burgu i Fushë-Krujës
24 Prill, 10:36
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin
22 Prill, 15:40
-
Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot
22 Prill, 11:34
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
-
Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit
20 Prill, 15:22
-
Durrës, i dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 59-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)
20 Prill, 14:38
-
Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, 3-vjeçari i dorëzohet nënës! Gjyshja vihet në pranga: Nipin donim që ta rrisnim vetë
20 Prill, 13:24