Një i ri në Tiranë u arrestua pasi u kap me heroinë dhe kanabis, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. 28 vjeçari Eklit Arapi u vu në pranga dy ditë më parë, pasi gjatë kontrollit të bërë nga policia në banesën e marrë me qera nga ai dhe bashkëmoshatari i tij R.V., tek “Kodra e Diellit”, u gjet dhe u sekuestrua 1.2 gr kanabis, 104 gr heroinë. Arapi u arrestua për veprën penale “Prodhimin dhe shitje të lëndëve narkotike”, dhe po për të njëjtën akuzë u bë shpallja në kërkim e R.V.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)











