Një person është shpallur në kërkim nga policia në Durrës, pasi gjatë një operacioni antidrogë i koduar “Mbrëmja”, iu gjetën në banesë 447.5 garmë heroinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e B.K, në Shijak u konstatuan dhe sekuestruan 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, një peshore mekanike dhe një peshore elektronike, një thikë me gjatësi 27 cm dhe 124 copë fishekë model 56.

Poseduesi i heroinës nuk u gjet në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".



Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com