Heroizmi i Familjes Jashari, ekspozitë
në 28 Nëntor në Muzeun e Kosovës

Heroizmi i Familjes Jashari, ekspozitë<br />në 28 Nëntor në Muzeun e Kosovës
Ekspozita tematike “Qëndresa heroike e Familjes Jashari për liri” do të prezantohet në 28 Nëntor, në Muzeun Shtetëror të Kosovës. Në kudër të aktiviteteve për Nëntorin e Historisë, sektori i Historisë i Muzeut Shtetëror të Kosovës po bën përgatitjet e fundit për prezantimin e ekspozitës me dëshmi, që janë një pasuri e rëndësishme e kombit shqiptar.

Me këtë rast, sot në Muzeun e Kosovës mbahet një konferencë shtypi, ndërsa bëhet e ditur se në ekspozitë do të prezantohen eksponate tredimensionale, fotografi, dokumente, harta, shtypi i kohës dhe xhirime filmike.

Në 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje