Pas triumfit në Bosnje ekipi i Kukësit është rikthyer në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit ekipi është pritur nga një numër i madhe tifozësh që kishin mbërritur nga Kukësi për të pritur heronjtë e tyre. Pas mbërritjes protagonistët kryesorë duke filluar nga presidenti Gjici deklaron se” Besojmë tek objektivi i tretë i rëndësishëm, kalimi e turit të tretë dhe atëherë do të jetë super historike për Kukësin dhe gjithë Shqipërinë”.
Ndërsa trajneri i ekipit të Kukësit, Cungu, pjesë e historisë dhe triumfit që u arrit në Bosnje u shpreh se” “Emocionet ishin të mëdha, presioni shumë i madh, megjithatë zemra, shpirti dhe karakteri i këtyre djemve duhet vlerësuar maksimalisht më shumë se paratë. Tani jemi në turin e tretë dhe përballë kemi një ekip edhe më të fortë. E rëndësishme për ne është që të bëjmë një futboll të bukur, pse jo edhe ta provojmë kualifikimin në turin tjetër që do të ishte dicka e jashtëzakonshme”.
Më tej për mediet është prononcuar edhe sekretari i Përgjithshëm, Starova. “Është shumë e vështirë dhe ne do të bëjmë të pamundurën, pse jo, besojmë edhe tek kualifikimi në ndeshjen me Metalurgun. Do të japim maksimumin në fushë”. Ndërsa në fund ka përshëndetur edhe heroi i takimit, Halilaj që priti penalltinë. “Ndjehem krenar për atë që bëra në Bosnje. Nuk do ta quaja veten hero, por do të uroja të gjithë ekipin për këtë arritje kaq të madhe”. Ndërsa mediet boshnjake kanë kryqëzuar ekipin e Sarajevos pas skualifikimit.
/Shqiptarja.com