Heronjtë e 31 dhjetorit/ Si e 'festuan' Vitin e Ri 2019 zjarrfikësit, policët, mjekët, gazetarët

Ata janë pranë jush. Në shërbim 24 orë, për komunitetin, nënat, qytetarët, publikun që ky ndërrim i akrepave të orës në ndërrimin e viteve të jenë me pranë jush se kurrë.

I pagëzuam si “Heronjtë e 31”. Lista është e gjatë, në përcjellim një pjesë të atyre që lënë familjet për të qënë në krye të detyrës. Pa trokitjen e gotave në tryezën e festës, pa buzëqeshjen në familje duke shijuar fishekzjarrët që e bëjnë natën ditë, por gjithsesi në praninë e njëra-tjetrit mes kolegesh e miqsh, përkrah familjeve të tjera shqiptare.

Për ata që e kalojnë ndërrimin e viteve në shtretërit e spitaleve, për ata të porsalindur që kanë nevojë për ngrohtësi, për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje, sidomos për ato çaste kur të gjithë festojnë sëbashku. Misioni i tyre mbetet fisnik dhe sakrifica që për natë festive të jenë në detyrë është gjithashtu pune për t’u admiruar.

Kjo është zgjedhja e tyre e vështirë dhe e bukur. Mamitë në maternitetet e të gjithë vendit që natën e ndërrimit të viteve presin ardhjen në jetë të një fëmijë, të shumë që gëzojnë nënat në mbarë botën. Ndër heroinat e para në këtë listë të gjatë të 31.

"Ç’është e vërteta është shumë e vështirë duke marrë parasysh që e gjithë familja ka shtruar darkën dhe ti je e detyruar që të largohesh në punë. Mëgjithëatë kaq vite punë sa kemi ne këtu në një farë mënyre edhe jemi mësuar. Aq më tepër që materniteti na është bërë si shtëpi e dytë. Ka shumë momente të bukura aq më tepër që jemi këtu ku lind jeta. Ka pasur momente kur kemi qënë në një lindje dhe megjithëatë e kemi gjetur momentin që të themi gëzuar vitin e ri njëri-tjetri dhe gjithashtu edhe pacientes që kishim. Sa më shumë beba të shëndetshëm dhe sa më shumë gëzime në familjet tuaja,"- Nina Nasufaga, mjeke gjinekologe.   

Në shërbim 24 edhe punonjës të policisë bashkiake. Nata e ndërrimit të viteve i gjen bashkë kolegët.

"Puna që kemi vendosur të bëjmë na privon nga shumë gjëra dhe unë kam vendosur të festoj me kolegët e mi në shërbim të qytetarëve. Vetë profesioni që kemi zgjedhur na privon nga shumë gjëra nga festat, nga familja por është kënaqësi të jesh në shërbim të qytetarëve në ditë të tilla festive. I uroj të gjithë shqiptarëve festat e fundvitit dhe në veçanti kolegëve të mi që do të jenë në shërbim,"-Eduart Xhemalallari, punonjës i Policisë Bashkiake.

Punonjësit zjarrfikës në shërbim 24 orë gjithashtu në mbarëvajtjen sa me korrekte dhe të shpejtë në shërbim të qytetarëve. Shërbimi i Urgjencës gjithashtu si mjaft kolegë të tyre përcjellin solidaritet.

"Unë quhem Përparim Boshnjaku dhe jam komandat grupi në stacionin qendër.  Na ka rënë që të jemi me shërbim 24-orësh. Do të ishte edhe më mire të isha me familjen por duhet të jemi në shërbim të komunitetit. Kam fëmijë por duhet të jem në shërbim, vitin e ri do ta kalojmë në gatishmëri që edhe populli i Tiranës të jetë i qetë sepse zjarrfikësit janë të gjithë në gatishmëri. Do të doja shumë që të isha pranë familjes por edhe këtu është ndjesi tjetër. Fëmijët e mi mendojnë që puna e babait të tyre është një punë fisnike dhe janë të kënaqur me punën që bëjmë. I uroj gjithë shqiptarëve gëzuar vitin e ri."

Media ajo e cila mban të mbërthyer përpara ekranit miliona shikues, duke përcjellë sikundër bën përgjatë gjithë vitit të drejtën e informimit, edukimit në këtë natë të ndërrimit të viteve edhe të argëtimit duke qënë në countdown sëbashku duke numëruar sekondat e fundit me bilancet që lamë në 2018.

"Është hera e pare që unë e kaloj natën e ndërrimit të viteve larg familjes sime por jam e lumtur që kam mundësi të raportoj çdo gjë që ndodh në kohë reale nëpërmjet ekranit të Report Tv dhe gjithashtu të shpreh një urim publikisht për familjen time, për të gjithë njerëzit e mrekullueshëm që njoha gjatë vitit 2018 dhe për të gjithë shqiptarët. Gëzuar!"- Klesiana Omeri, gazetare në Report Tv. 

"Është pak e vështirë që festat e fundvitit që janë kaq të rëndësishme të kalohen larg familjes. Por kur kemi zgjedhur këtë profesion e kemi  ditur. Për gazetarët e televizionit informativ në jo pak raste festat e fundvitit pranë familjes mund të konsiderohen luks. Bashkë me ne janë edhe zjarrfikësit, policët dhe mjekët. Viti 2018 ka qënë një vit i mirë për gazetarët sepse ka pasur punë dhe kur ka punë është gjë e mirë. Kemi nxjerrë shumë mësime, kemi bërë gabime, kemi bërë vlerësime.  Ka qënë një vit i lodhshëm por në përgjithësi një vit i mirë. Vijoni të na qëndroni besnik Report Tv dhe ne urojmë që të kemi për ta sa më shumë lajme të mira,"- Elkier Bushkolaj, redaktor i Report Tv.

"Gjë e mirë edhe nuk është sepse duhet të jemi në shtëpi por duhet të punojë dikush apo jo? Synimi ynë është informimi i pubikut për këtë gjë është ngritur edhe Report-i. Viti 2018 për mua ka qënë zjarr,"Erind Koçi, gazetar në Report Tv. 

"Duke qënë se ne në punë kalojmë më shumë se 8 orë në ditë ambjenti i punës na është kthyer në një familje të dytë. Kështu që pse jo do t’i trokasim gotat së bashku sonte. 2018 ka qënë një vit me ulje ngritjet e veta por presim që të ndodhin gjëra akoma më të bukura. I uroj familjes time meqënëse nuk jam me to dhe gjithë shqiptarët sa më shumë lumturi,"- Florida Mingla, gazetare në Shqiptarja.com.

"Është shumë e vështirë por njëherazi edhe shumë e bukur. Me të gjithë të punës ne jemi ambjentuar dhe po bëjmë shumë kohë që punojmë bashkë dhe le të themi që edhe kjo ditë ngjan si në familje. 2018 ka qënë vit shumë intensive dhe i ngarkuar.  Me shumë punë por sërish ia kemi dale. Vazhdoni të na ndiqni dhe kalofshi sa më mirë në familjet tuaja,"- Fjola Graci, redaktore në Shqiptarja.com.

"Do të doja që të isha pranë familjes por dikush duhet të jetë dhe në punë. 2018 kishte vështirësitë e veta por gjithmonë duhet të marrim gjërat më të mira. Uroj fat, mbarësi, sa më shumë lekë dhe vazhdoni të na lexoni,"- Kejsi Muça, gazetare në Shqiptarja.com

"Çdo gjë është e vështirë larg familjes por ka edhe të mirat e saj. Të ndash gëzimet dhe festimet në Tiranë me Diasporën dhe çdokënd që kërkon të dijë se çfarë po ndodh në kryeqytet, të jep atë emocionin dhe bukurinë e festës. Ta ndash gëzimin me shikuesit është një gjë e jashtëzakonshme. Një gjë e veçantë që mua më jep emocione është edhe të vizitoj fëmijën e pare që do të lindë për 2019. Uroj sa më shumë fat, mbarësi, sa më shumë punë dhe shëndet në familjet tuaja,"- Antonio Çakshiri, gazetar dhe fotoreporter në Shqiptarja.com.  

"Zgjodha vetë që të jem në punë. Nuk është gjë e keqe. Dikush duhet të kujdeset edhe për punën. 2018 ka qënë një vit që ka nisur mire, nga mesi pak trishtueshëm dhe po vazhdon sërish mirë. Të jenë më të mirë në zemër dhe në shpirt. Të dhurojmë sa më shumë dashuri dhe mirësi,"-Daniel Marku, montazhier në Report Tv. 

"Është viti i parë që unë jam në krye të detyrës. Megjithatë është shumë bukur dhe shumë këndshëm sepse jemi mes kolegjësh. Është diçka shumë e bukur. Do të veçoj momentin që jemi të gjithë bashkë dhe që jemi shumë të lumtur që jemi në punë. 2018 ka qënë një vit tejet pozitiv. Urimet më të ngrohta për shikuesit e Report Tv. Qoftë viti juaj më me fat,"- Migena Sotiri, spikere në Report Tv. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë