TIRANË - Hervin Çuli është emëruar Drejtor i Teatrit Kombëtar, në vend të Kristaq Skramit. Vendimi është marrë nga qeveria dhe është bërë publik në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
Vendimi është për lirimin dhe emërimin në detyrë të Drejtorit të Teatrit Kombëtar
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Kristaq Skrami, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Hervin Çuli emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Edi Rama, thuhet në vendin e zbardhur nga Këshilli i Ministrave.
Hervin Çuli i përzgjodh nga Ministria e Kulturës pas një konkursi të hapur ku morën pjesë emra të njohur të skenës në Shqipëri dhe jashtë saj.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com