Hervin Çuli: 'Ferma e kafshëve', kryevepra e George Orwell shfaqet në qiell të hapur! Nis sezoni artistik i Teatrit Kombëtar

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli dhe trupa e këtij institucioni kanë menduar ta manifestojnë ndryshe lirinë pas mbylljes njëvjeçare për shkak të Covid -19.

Ata do të ngjiten në skenë në qiell të hapur me një premierë absolute: Ferma e kafshëve”, kryevepra e George Orwell.

Premiera do të shfaqet më 10 korrik në orën 21.00 të mbrëmjes tek Amfietari i Liqenit Artificial të Tiranës.

Hervin Çuli do të jetë edhe vetë pjesë e kësaj premiere, e cila ngjitet në skenë me regji të Driada Dervishit.

Drejtori i Teatrit Kombëtar është plot entuziazëm për çeljen e sezonit dhe sidomos për takimin me publikun pas largimit të rrezikut të Covid -19.

Gjatë provave, duke drejtuar punën apo duke ngjitur e zbritur shkallët e skenës, ai duket sikur kërkon të kompesojë kohën e humbur.

Në fakt planet janë bërë, të gjitha premierat e sezonit e kanë përfunduar projektin e tyre në tavolinë, skena i pret me një perspektivë më të bukur.

Regjisorja Driada Dervishi është me shpirt e zemër në skenë.

Ferma e kafshëve” pas shfaqjes premierë në mbrëmjen e 10 korrikut, do të vijojë të shfaqet edhe në datat 12, 13, 14 e 15 korrik.

Në këtë shfaqje intrepretojnë Neritan Liçaj, Hervin Çuli, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Dori Caushi, Xhuliano Brisku, Urim Aliaj.

Në premierën e parë të këtij sezoni artistik edhe aktorët duken të lumtur.

Neritan Liçaj që do të luajë rolin e Napoleonit thotë se ky është është një tjetër rol diktatori pas atij të Enver Hoxhës.

Ai ndihet si me flatra që është rikhyer në skenë. Pas një pune të gjatë në tavolinë, mezi pret të jetëzojë në sytë e publikut rolin e Napoleonit.

Erjona Kakeli, e lumtur dhe e emocionuar që do të ndeshet me sytë e publikut rrëfen për rolin e saj, për të cilin ndien akoma më shumë pëgjegjësi se në rolet e saj të suksesshme, sepse personazhin e saj regjisorja e ka transformuar nga mashkull në femër. Ajo mezi e pret këtë ngjitje në skenë pas pandemisë.

Tashmë që skena është ngritur, aktorët ndihen si në një festë ceremoniale.

Përveç këtyre interepretimeve që shihni në prova, shfaqjes do t’i bashkohen zëra të tjerë skenikë si muzika dhe efektet e Bojken Lakos e Mia Lakos; skenografia e skulptorit Ergys Krisiko, kostumografia e Berina Kokonës, por edhe koreografia e Robert Nuhas, artistit nga Kosova, që ka ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë shfaqje.

Duke ndjekur këto prova, sheh se në Teatrin Kombëtar ka nisur jeta artistike. Fytyrat e lumtura të aktorëve të ftojnë për të ndjekur këtyre netëve fermën e kafshëve të dramatizuar në një version komik edhe më të bukur kryeveprën e George Orwell.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi