Hervin Culi: Ja e vërteta për koston
e shfaqjes së Kumbaros

Hervin Culi: Ja e vërteta për koston<br />e shfaqjes së Kumbaros
TIRANE- Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, reagon ndaj njoftimeve të shpërndara në FB se “po spekulohet me kostot e shfaqjeve të Arben Kumbaros, vëllait të ministres”. Çuli mohon që kostoja e shfaqjes së Kumbaros është  60% e buxhetit të TK-së, si dhe akuzat se shfaqja e Drejtorit kushton 25% e buxhetit të TK. “... sqaroj sa më poshtë: Në sezonin 2014-2015 në TK do të ketë 7 premiera. Vepra e Kumbaros "Vrasja e Zhan Pol Maratit" dhe e imja "E shtunë, e diel dhe e hënë" janë projekte të vitit 2015 dhe nuk prekin fare buxhetin e 2014-s. Gjithsesi veprat më të kushtueshme për sezonin 2014-2015 janë tri kryevepra skenike..."Liri në Bremen" nga Rainer V. Fassbinder me regji të S. Plasarit, "Tartufi" i Molierit me regji nga E.Kame dhe "Vrasja e Zhan Pol Maratit" nga P. Vaisse me regji nga Arben Kumbaro. E para, ky i fundit është një nga regjisorët më të mirë shqiptarë që në tetë vjetët që shkuan vuri vetëm një vepër në TK. E vetëm, e vetëm, se është vëllai i ministres, ca syresh dashkan ta përjashtokan përgjithmonë nga skena e TK-së. E kam për nder që e kam ftuar dhe e falënderoj që pranoi ftesën time. Për sa i përket veprës sime te De Filippos sqaroj se ka koston më të ulët të shfaqjeve që do vihen në këtë sezon dhe 95% të stafit e ka nga aktorët e punësuar në TK”, shkruan ndër të tjera Çuli.

Ai ka sqaruar se këtë sezon 5 nga regjisoret e përzgjedhur janë pjesë e gjeneratës së re dhe e prekin për herë të parë skenën e TK-së. Po ashtu në teatër janë kontraktuar 6 aktorë të rinj dhe priten dhe dy audicione të tjera si kurrë më parë në këto 23 vjet”.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw