Hervin Çuli replika me Berishën: Iku
koha kur Liria bënte organikën e TK

Hervin Çuli replika me Berishën: Iku<br />koha kur Liria bënte organikën e TK
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi atë për korrupsion në një emision televiziv ku ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar.
 
Përmes rrjetit social Facebook Hervin Çuli ka sqaruar edhe njëherë buxhetin për vëllain e Mirela Kumbaros, teksa ka thënë se pavarësisht se është drejtor i Teatrit Kombëtar, së pari është aktor dhe regjisor.
 
“Djalli ta marrë, meqë Arbeni është vëllai i Ministres, sipas Saliut edhe pse është një regjisor i shkëlqyer nuk duhet ta ushtrojë më profesionin.”- shkruan Çuli si përgjigje ndaj Berishës që u shpreh se i vëllai i Kumbaros u bë aktor që të përfitonte nga projektet e teatrit
 
“Saliu nuk ka faj në fakt, sepse ne teatër ka shkuar koha kur Liri Berisha merrte ne telefon ish-drejtorin për të emëruar aktore në organikën e Teatrit Kombetar, ka ikur koha kur aktorët detyroheshin të ngrinin dolli me pulë kundër sarsit se kështu donte Saliu,në teatër ka ikur koha kur aktorët detyroheshin ne këmbim të rrogës të firmosnin peticione kunder opozites se vendit.”- shkruan më tej Hervin Çuli.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Pak para aksidentit, publikohen pamjet e presidentit Raisi në helikopter

Pak para aksidentit, publikohen pamjet e presidentit Raisi në helikopter