Ndërsa dje Partia Demokratike pati disa reagime refuzuese ndaj ofertës së kryeministrit Edi Rama për mënyrën e vetme se kur ai do të pranonte të shkonte në zgjedhje të parakohshme, nga LSI-ja edhe pse reagimet politike kanë qenë më të shumta, nuk është thënë asnjë fjalë nëse do të ishin të gatshëm të tregonin 'forcën' më 30 qershor, për të marrë qoftë edhe një bashki më shumë sesa PS-ja.
Ish-deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj, mes rreshtash, lë të kuptuar se nuk do të ketë ulje në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshimet për reformën zgjedhore. Duke cituar Albert Ajnshtain, Rrokaj, thotë se ndryshimet nuk duhen bërë me Ramën kryeministër - nga e njëjta mendësi që i ka krijuar - siç ai shprehet. Thotë se duhet krijuar qeveri tranzitore, e më tej të bëhen ndryshime në për t'i thënë stop shitblerjes së votës.
"Albert Ajnshtain na mëson se nuk mund të zgjidhen problemet nga e njëjta mendësi që i ka krijuar. Ndaj krijimi i një rendi të ri kushtetues është mision për ndërtimin e një demokracie funksionale me pushtete të pavarura. Një qeveri tranzitore që synon çeljen e negociatave, korrigjimin e reformës në drejtësi, çlirimin qeverisjes prej monopoleve, korrupsionit dhe drogës, sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i thënë stop blerjes së votës, janë shtyllat e një dialogu midis partive politike në vend. Çdo gjë tjetër është retorikë, papërgjegjshmëri dhe humbje kohe në dëm të qytetarëve", shkruan Rrokaj në një postim në Facebook.
Një ditë pasi Partia Socialiste mblodhi Konregin, zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, thotë se kjo forcë politike duhet të bëjë publike transparencën e shpenzimeve të kongresit që u nda dje në tre sesione dhe u konkudua me zyrtarizimin e 7 kandidaturave për kryetar bashkish në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
"Partia Socialiste duhet të bëjë transparencën e shpenzimeve të mitingkongresit të vet. Një gjë e tillë do të kënaqte shumë edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!", thotë Luan Rama.
Po dje, kryeministri Edi Rama sërish shtriu dorën e dialogut ndaj opozitës. I ftoi ata të ulen për të miratuar bashkë reformën zgjedhore me ndryshimet që ata duan të bëhen, duke përmendur ashpërsimin e kodit penal për shit-blerjen e votës dhe eksperimentimin që në këto zgjedhje të votimit elektronik, kërkesë e shumëpërfolur nga opozita. Më tej me miratimin e reformës zgjedhore me votat e deputetëve të rinj të opozitës në Kuvend, kreu i qeverisë i hapi sfidë opozitës kur tha se do të pranonte të shkonte në zgjedhje të parakohshme nëse PD dhe LSI do të mund të merrnin qoftë edhe një bashki të vetme më shumë sesa PS në zgjedhjet e 30 qershorit. Por zv.kryetari i LSI-së nuk tha asnjë fjalë rreth kësaj sfide. As kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhe nuk ka reaguar. Dje nga selia blu erdhën reagime të çuditshme, në thel refuzuese, por më i spikaturi ishte ai i Eno Bozdos, i cili shprehej se nëse ishte burrë si Skënderbeu, atëherë Rama do të duhej ta ndryshonte 'sfidën'. Nëse PD fiton qoftë një bashki të vetme, atëherë shkohet në zgjedhje.
Opozita që tashmë i ka djegur mandatet dhe ndodhet jashtë parlamentit, ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhje lokale me Edi Ramën kryeministrër, dhe vijon këmbëngul për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por firma e bojkotit të zgjedhjeve të 30 qeshorit 2019, ende nuk është vulos.
Ndërkohë që dje nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha doli me një vendim për të vijuar protestat anti-qeveritare, ku u zgjodh data 13 prill për protestën e radhës. Nuk do të ndryshojnë tubimet para Kuvendit sa herë që do të mbahen senaca plenare. Por në një ndryshim skenari nga gjashtë protestat e mëparshme, më 13 prill tubimi do të nisë në orën 18:00 të pasdites, duke lënë të hapura dyshime të forta të një skenari për të qëndruar gjatë para Kryeministrisë...ndoshta një "çadër" e dytë e cila u instalua për 3 muaj para kryeministrisë, me të njëjtën kërkesë, largimin e kreut të qeverisë, Edi Ramës.
Reagimi i Luan Ramës
Edhe në sallë, edhe në rrugë, edhe në shesh. Të mbledhur me përdhunë, erdhën prej gjithkah në mitingkongresin e tyre dhe u bënë kongresmenë. Pushteti na dëshmoi forcën e vet, dhe ata, kongresmenët, dashurinë e tyre për partinë dhe timonierin e saj.
Gjithçka shkoi sipas skenarit, e sot, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është po ajo që ishte, e vërteta mes hallesh e problemesh pafund, teksa po e mbyll javën me pesë të vrarë në gjashtë ditë!
Dhe si për ironi të të gjithë butaforisë, organizatorët kishin zgjedhur për kolonë zanore një refren të denjë për përmasën e shëmtisë së tyre:
“Jepi volum, jepi volum, Bum-bum-bum-buuum, Bum-bum-bum-nuuum, Edhe me shumë, edhe me shumë, Bum-bum-bum-buuum, Bum-bum-bum-buuum!...
Shumë mirë e shumë bukur, por tani Partia Socialiste ka një detyrim; një detyrim ligjor. Duhet të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e mitingkongresit të vet, zë për zë e me të gjitha faturat tatimore duke publikuar të gjitha kontratat dhe pagesat e kryera, mënyrën e pagesave dhe burimin e të gjitha shpenzimeve.
Eshtë detyrim ligjor, por edhe respekt për qytetarët, është dëshmi e edukatës së zbatimit të ligjit!
Një gjë e tillë do të kënaqte shumë me siguri edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!
Luan Rama
Reagimi i Shezai Rrokajt
Autokracia e një qeverie me fitore imagjinare
Mbi tetë mijë karrige të marra nga shkollat për spektaklin e ditës: atë të ‘bashkisë që duam’. Nuk ka të ngopur kjo qeveri me shfaqje spektakolare, ku tumpetohen fitoret imagjinare. Si për t’i bërë karshillëk aksionit të opozitës kundëraksioni i mazhorancës po mbledh karriget e shkollave dhe administratën me ftesa facebookiane ‘të ëmbla’ e me kërcënim nëpër dhëmbë për pjesëmarrje të detyruar në harena pompoze tipike si kongreset e dikurshme.
Asnjë reflektim mbi situatën politike aktuale. Përkundrazi, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Sikur gazi e hareja të mos ishin ndryshe nga gazi lotësjellës ndaj protestuesve. Sikur të mos ishim vendi i kanabizimit dhe tranzit për drogat e forta; vendi ku ka krim të organizuar të bërë njësh me qeverisjen. Sikur reforma në drejtësi të synonte një drejtësi të barabartë për të gjithë. Po kështu, edhe kur parlamenti mbushet me njerëz pa mandat politik dhe mandati shitblihet si mjet mbijetese për disa e kthehet në karshillëk për ca të tjerë.
Por, nëse Shqipëria është ajo që duam, si këto skena madhështore antimitigu, përse qytetarët po ikin; përse ngrihen vallë studentët, artistët, fermerët, banorët e Kukësit e të Astirit, naftëtarët e minatorët? E vërteta është se vendi po rrëshqet drejt kapjes së pushteteve dhe vendosjes së një regjimi autokrat.
Albert Ajnshtain na mëson se nuk mund të zgjidhen problemet nga e njëjta mendësi që i ka krijuar. Ndaj krijimi i një rendi të ri kushtetues është mision për ndërtimin e një demokracie funksionale me pushtete të pavarura. Një qeveri tranzitore që synon çeljen e negociatave, korrigjimin e reformës në drejtësi, çlirimin qeverisjes prej monopoleve, korrupsionit dhe drogës, sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i thënë stop blerjes së votës, janë shtyllat e një dialogu midis partive politike në vend. Çdo gjë tjetër është retorikë, papërgjegjshmëri dhe humbje kohe në dëm të qytetarëve.
Shezai Rrokaj
Reagim sot nga Edmond Panariti (flitet per bujqesine)
Si po rrenohet bujqësia te ne nga zgjedha tatimore! Shqiperia e krahasuar me Italine! Le ta fillojme krahasimin me pagen mesatare, Italia 1650 euro /muaj, Shqiperia 350 euro/muaj. Tani le ti kthehemi bujqesise! Vini re! Tatimi mbi vleren e shtuar perfundimtar pas rimbursimit në shitje të prodhimeve bujqesore! Pra taksa direkt mbi shpinen e prodhuesit dhe perpunuesit! Ky detyrim në Itali është 6% ndersa te ne afer 2,5 here më shumë pra 14%. Le ta shohim si perkthehet kjo në para. Per çdo 10000 euro qumesht të shitur, ferma shqiptare i paguan shtetit 1880 euro tatim, ndersa ferma italiane i paguan shtetit 600 euro. Pra tre here më shumë takse për fermen dhe fermerin tone, se sa i merr shteti Italian fermerit të tij. Një rrjepje dhe rrenim i garantuar për Bujqësinë tone.
Edmond Panariti
Petrit Vasili
Ringritja e shtetit te asgjesuar,te vjedhur,te kapur nga rilindja,ky eshte Mision i te gjitheve. Shteti eshte asgjesuar, kapur, perdhosur e neperkembur totalisht nga rilindja.
Asnje qelize e shtetit nuk funksionon më dhe antishteti arrogant,i paditur dhe grabitqar eshte ai mbreteron. Qeverisja eshte katandisur ne asgje me shume, se sa ne nje germadhe ku shkrehen paranojat,komplekset, instiktet dhe qejfet e shfrenuara te nje kryeministri psiqikeshkaterruar.
Asnje strategji tjeter veç asaj te grabitjes se parase publike tej e ndane, dhe mbulimit te vjedhjes me demagogji e propagande nuk ekziston ne qeverisjen e vendit. Skandale nga me te tmerrshmet kane vetem nje shpjegim nga rilindja:"Keshtu ndodh ne gjithe boten"?!
Ministria e Brendeshme dhe policia jane tashme vetem zgjatim i krimit te organizuar duke e mbeshtetur,perdorur dhe paguar krimin per interesat e rilindjes. Sot lirite e shqiptareve jane tronditur me shume se kurre. Kriminelet urdherojne policine dhe paguhen prej saj.
Policia eshte ne gjunje perpara krimit,e perulur dhe e poshteruar prej tij,vetem e vetem sepse rilindjes i intereson kjo.
AUDIOPERGJIMET ku policia shfaq fytyren me te erret te saj dhe nenshtrimin ndaj krimit, me qellimin per fshehjen e krimit shteteror jane nje moment kritik dhe provë e hekurt e nje shteti,qe ka rene plotesisht dhe eshte marre peng nga krimi.
Pandeshkueshmeria absolute e rilindjes nga njera ane dhe shteti i eger i padrejte dhe i dhunshem me qytetaret e thjeshte nga ana tjeter, ky eshte antishteti,qe u ka zene rrugen qytetareve shqiptare. Misioni per te ringritur shtetin dhe qeverisjen eshte nje imperative,qe nuk pret më. Shteti i kapur ne cdo qelize,qe gerryen cdo liri,te drejte dhe energji pozitive,duhet rrezuar sot.
Ne nje antishtet te kapur si ky,ku drejtesia fsheh,bllokon dhe mbyll dosjet e krimit qeveritar dhe ku parlamenti eshte më monist dhe më i neveritshem se ai i Partise se Punes, shpetimi dhe ringritja e shtetit eshte me shume se nje Mision,pasi eshte nje kauze per vendosjen e nje standarti te paprekshem nga askush:Te shtetit, qe i bindet vetem kushtetutes dhe ligjit dhe askurre interesave te pushtetareve te radhes.
Kauza per shembjen e antishtetit rilindas,qe dhunon ligjet, baltos dhe burgos te pafajshmit,qe mbron kalbesiren shteterore te vehtes se tij dhe ringritja e nje shteti te drejte eshte nje kauze per te gjithe. Cdokush ka dicka per te thene,ka dicka per te bere,ka nje projekt per te paraqitur,ka nje denoncim per mijra padrejtesi te bera dhe vetem ne kete menyre mund te rifitojme Shtetin e humbur dhe te vjedhur nga rilindja.
LesheLija na ishte njehere....
Përgjigju"Keshtu ndodh ne gjithe boten"?! - po vacili, ç'fluturon haet
Përgjigjurrofte partia
PërgjigjuImazhi i tit vasilit i ulur ne shesh para parlamentit me mercenaret e shkrete duke pire cigare l nga kutia e duhanit te Rremes ishte epike... Fytyre xhepisti .. Me rrondokop, palaco, imoral dhe pervers burr se ai me qiri te kerkosh nuk e gjen
PërgjigjuShume mire qe ps te bej transparencen e shpenzimeve per organizimin e kongresit! Po ju pd e lsi kur do te beni transparencen e shpenzimeve per sa e sa mitingje me mitingashe te paguar plus pankartat, kapsollat, transportin, bodigardet e sales etj, bjerini nje cike lapsit ose pyeteni ridvan boden.
PërgjigjuKriza zgjidhet vetem me Flamur Nokem Kryeminister si figure e rralle e Kombit Shqiptar
PërgjigjuPor Flamur Noka i ngjan shume fizikisht dhe shpirterisht krahut te djathe te Fyrherit Herman Geringut dhe do kujtonin Gjermanet se Geringu eshte gjalle
Shume mire e ka ky profesori por deshton te citoje se kush jane shkaktaret e kesaj problematike. Jane te gjithe keta qe e kane futur vendin ne ngerc. E gjithe klasa politike aktuale. Shporruni te gjithe dhe hapni rruge per fryme dhe energji te reja.
PërgjigjuNafije dybeku eshte penduar rende per gafen e pandreqeshme qe beri me djeg'jen e mandateve dhe dhurimin falas disa fatlumeve te leshitlikes te mandateve qe si kishin pare as ne enderr. Tani del rrugeve flet pa lidhje, kumbulla, brockulla, fjale ne ajer taman ne deshperim te plote qe i la sharebajgat e leshitdhise rrugeve si qente e rruges, ne pritje te 2021 kur nuk kane asnje shans per te hyre me ne parlament.