Vijnë reagimet e para (refuzuese) nga PD, Bozdo i 'pashpresë': E bëjmë sfidën nëse fitojmë vetëm një bashki!

Vijnë reagimet e para (refuzuese) nga PD, Bozdo i 'pashpresë': E bëjmë sfidën nëse fitojmë vetëm një bashki!

Gazment Bardhi

Pas ofertës së kryeministrit Edi Rama të bërë nga Kongresi i Partisë Socialiste, se do të kemi zgjedhje të parakohshme nëse PD do të fitojë në zgjedhjet lokale një mandat më shumë se PS, ka ardhur edhe reagimi i parë nga vetë opozita.

Gazment Bardhi, sekretar i pargjithshëm i Partisë Demokratike ka ironizuar duke lënë të kuptohet se ky propozim ka refuzimin e tyre. Bardhi thotë përmes një statusi në Twitter se Rama do t'i vjedhë zgjedhjet.

Edhe kreu i grupit parlamentat të LSI-së, Petrit Vasili ka bërë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama menjëherë pas mbylljes së fjalës së tij në kongres.

Ndërkohë që vetë liderët e partive opozitare, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nuk kanë bërë ende asnje reagim zyrtar lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
'Oferta' e Ramës për opozitën, Berisha: O birbio do të shporrim

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron provokim ofertën e kreut të qeverisë Edi Rama për opozitën se është gati për zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, por vetëm nëse fitojnë një bashki më shumë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Postimi i Sali Berishës
Qendrimi i Edvinit ne Kongres eshte thirrje per te shporrur sa me pare kalbesiren! Miq, kushti i Edvin Kristaq Urrejtjes, ne kongresin funeber te kakistopartise, per opoziten per zgjedhje te parakohshme se “Nese opozita fiton nje bashki me shume se ne, shkojme ne zgjedhje", eshte nje kushtrim tjeter per opoziten dhe shqiptaret.

Me kete deklarate, ky birbio qe rrembeu zgjedhjet me banda dhe para droge, u thote shqiptareve se vetem po nuk arrita t’ju grabis perseri shumicen e bashkive do plotesohet kerkesa juaj per zgjedhje te parakohshme. Per popullin opozitar dhe çdo shqiptar kjo deklarate eshte kushtrim dhe ka vetem nje pergjigje: Ta shporrim, ta shporrim, te shporrim kalbesiren

Ora 19:17
Balliu i PD-së: Kongresi i socialistëve si çmimet 'Oscar'

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e cilëson Kongresin e PS-së me ceremoninë e çmimeve "Oscar". Gjatë protestës së përnatshme te Unaza e Re, ai u shpreh se kongresi dukej si nata e "Oscar"-ve ku shkojnë pasanikët, ndërsa ashtu si drejtuesit e tjerë të PD-së refuzoi ofertën e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme.

"Dukej si natë e "Oscar"-ve ku shkojnë pasanikët. Ishin vetëm drejtorët e korruptuar, qytetarët janë në rrugë. Ju keni mbetur të vetmuar. Keni filluar të besoni mashtrimet. Oferta e Ramës? Ne nuk jemi për të diskutuar me ty. Do të vijë një moment që as në lokale nuk do të uleni më për kafe. Do të vijë një moment që nuk do të dilni dot nga shtëpia, pasi do të bllokoheni nga mijëra qytetarë" deklaroi ai.

Ora 18:11
'Oferta' e Ramës/ Ish-deputeti demokrat: O pinjoll, eja provoje në Shkodër (Një këshillë si mjek)

Vijojnë reagimet nga Partia Demokratike pas 'ofertës' së Ramës për zgjedhje të parakohshme nëse fitojnë një bashki më shumë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ish-deputeti Bardh Spahia sfidon kryeministrin me Shkodrën.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë
Hajde provoje shkodren Edi Rama! U emocionua aq shume kryeministri qe administrata iu pergjigj si spektatore shfaqjes se tij, pasi i kercenoi me vendet e punes, sa filloi te enderronte Enverin qe i "fitonte" zgjedhjet me 100%, kur populli burgosej e vuante per buken e gojes. I ka mbet nakel Shkodra e enderron ta fitoje edhe pse vete nuk guxon te shkele aty! Shkodren e cila e urren njelloj si atin e tij shpirteror, e prandaj i ka mbyllur investimet! E di mire se Shkodra e flak ate dhe perfaqesuesit e tij, njelloj si kriminelet me te cilet bleu vota, e qe ja kapin per hunde deputetet e tij, edhe pse pergjimet e atyre komunikimeve i ka strukur thelle ne sirtaret e prokurorise. Por Shkodra nuk harron dhe e di mire se cfare perfaqeson ti Edi Rama! Do te te jape pergjigjen e merituar ne zgjedhje si cdo here, prandaj ti nuk guxon te shkelesh aty, por krekosesh si gjeli maje plehut te zullumeve te tua, nga Tirana! Eja e provoje! Do te te tregoje vendin, sepse krenarine nuk ia perkuli dot as ati yt shpirteror gjakatar, e nuk ka shanse ta beje nje pinjoll i semure si ty! Nje keshille si mjek: kombinimi i ilaceve me substanca te tjera e nen temperatura te larta, rrezikon te te "zhduke" serish nga skena e shfaqjeve, qe aq shume i ke per zemer! TA HARROSH SHKODREN EDI RAMA! Te jesh realist, te ben mire per shendetin!

 

Ora 18:05
Bozdo i pashpresë, i kërkon Ramës që PD të futet në 'sfidë' nëse fiton vetëm...një bashki!

Kryeministri Edi Rama sot i bëri një 'ofertë' të re opozitës, e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse PD do të fitojë në zgjedhjet lokale një mandat (bashki) më shumë se PS, atëherë është gati për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Fillimisht ishte Gazmend Bardhi që e refuzoi, ndërsa nga PD-ja, ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së kësaj force politike Eno Bozdo, i cili duket se shikon shumë të pashpresë gjendjen e së djathtës. Ai i kërkon kryeministrit Rama që të ndryshojë sfidën "Pra bëhu burrë dhe hidhe sfidën: në qoftë se opozita fiton qoftë edhe një Bashki të vetme, atëherë shkojmë në zgjedhje të parakohëshme. Skënderbeu në vendin tënd këtë do të bënte" shkruan ai.

Postimi i plotë i Eno Bozdos
Nje Bashki me shume per te shkuar ne zgjedhje te parakoheshme?! A mund t`i shpjegosh nje mendjeje normale pse je kaq i sigurte? Cfare te ben ty te jesh kaq optimist? Kur varferia eshte ulur kembekryq, kur papunesia eshte kthyer ne depresion vrases, kur reforma territoriale deshtoi me sukses te plote aq sa edhe njerezit e tu te ngushte e pohojne kete publikisht. Mos ndoshta jane 350 mije shqiptaret e larguar nga vendi sepse jeta ketu eshte “shume monotone” dhe se kerkojne aventuren e tyre ne Evrope? Apo sepse, sipas Raportit te djeshem per Lumturine te Kombeve te Bashkuara, Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete të tilla si Venezuela, Kamboxhia, Territoret Palestineze, Somalia, Namibia, etj…?!

Cfare dreqin te ben te jesh kaq i sigurte? A mund t`ia shpjegosh qofte edhe nje qytetari te thjeshte perse duhet te te votoje ty perseri? Kur korrupsioni po shperben vendin dhe reforma ne drejtesi po prodhon kolaps ne te gjithe sistemin! Kur administrata eshte shthurrur totalisht dhe mendjen e ka te rrjepe edhe dylekeshin e fundit nga xhepat e nevojtarit. Mos ndoshta sepse realizove per here te pare pas 1990 “mrekulline e shendetesise falas”? Ndoshta sepse legalizove “falas”? Apo sepse reforma e Arsimit te Larte dha frytet e mrekulleshme duke sjelle kolapsin e sistemit?

Ndoshta sepse je mirekonsultuar me Gjushin, Gjiknurin, Lalen, Bushin, Frrokun, e sa e sa te tjere derisa hodhe kete sfide kaq kurajoze. Je konsultuar me “maestrot e rezultateve te “mbyllme” ne tavoline. Sic e bere ne Diber ne 2016!

Po atehere pse kerkon kaq pak. Pse nuk e con sfiden deri ne fund? Pse tregohesh i dobet kur ke mundesite per me shume? Ne vendin tend do te vija bast qe opozita nuk fiton as gjysme e atyre qe ka fituar ne 2015, madje as cerekun! Kete duhet te thoje ne fakt. Dhe ta them une pse!

Sepse tashme ke gjithcka ne dore dhe mund te jesh shume i sigurte ne rezultatin e zgjedhjeve. Sepse ke kohe qe punon per blerjen e zgjedhjeve bashkiake. Ke me shume se nje vit. Parate i ke pafund dhe do t`i derdhesh pa limit. Cunat e forte i ke mobilizuar ne cdo cep te Shqiperise. Drogen ke filluar ta mbjellesh si ne 2016, dhe s`ke pse le as edhe nje “Bashki ne kembe”.

Je kaq i sigurte sepse e di mire qe sa kohe te blesh dhe vjedhesh vota, sa kohe “te fortet” e tu do te t`i sjelin votat me thes, sa kohe administrata jote “evropiane” do te turret me turllloj presionesh per te kapur vota ne cdo cep, dhe per sa kohe tepsine e ke tenden dhe veten tende, ke mundesine t`i fitosh te gjiitha, pas asnje perjashtim.

Pra behu burre dhe hidhe sfiden: ne qofte se opozita fiton qofte edhe nje Bashki te vetme, atehere shkojme ne zgjedhje te parakoheshme. Skenderbeu ne vendin tend kete do te bente!

Ora 15:39
Vasili: Ramën e pret burgu, s'ka hallate të përgjigjet

Kreu i Grupi Parlamentar të Lëvzjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën  e kryeministrit Rama në kongresin e Partisë Socialiste.

"Edi Ramen e pret burgu sepse e beri policine rrecke dhe pagatore te krimineleve. Qeverisja eshte sot thjesht nje zgjatim i krimineleve. Edi Rama s'ka hallate te pergjigjet, se ja kane kapur kriminelet dhe e terheqin zvarre. Audiopergjimet e fundit groposen Edi Ramen si kryeministrin e vetem ne histori si hipoteke e krimineleve. Kriminelet kane vene nen urdhera dhe komandojne policine e shnderruar perfundimisht ne lecken e tyre. Ky eshte asgjesimi i Edi Rames dhe qeverise te cilet nuk mund te rrijne me asnje sekonde ne ato karrige.

Cili qytetar beson më te policia? Cili qytetar beson me te qeveria? Cili qytetar beson me Edi Rama si peng i krimineleve? Cili qytetar beson me te prokuroria qe i sheh kriminelet te denoncuar dhe nuk i arreston? Cili qytetar beson me tek siguria e ketij vendi, kur sheh kriminelet qe paguhen nga policia? Cili qytetar beson me tek mbrojtja e shtetit kur sheh policine qe trajtohet si qen prej trafikanteve?

Koha e kryeministrit te "semure" qe fryhet si gjel i tredhur ka vdekur sot eshte koha e qytetareve", shkruan Vasili.

1551351087_petritvasili.jpg

Ora 15:38
PD reagon për propozimin e Ramës: Më lini t'i vjedh edhe zgjedhjet vendore...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Domrakratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me propozimin që kryemininistri Edi Rama bëri për zgjidhjen e krizës nga kongresi i Partisë Socialiste.

"Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: “Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme.”, shkruan Bardhi

Nga kongresi i Partisë Socialiste Rama sfidoi opozitën duke thënë se do të shkohet në zgjedhje të parakohshme vetëm nëse demokratët fitojnë një bashki me shumë se socialistët.

1550234296_gazmendbardhi.jpg

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 23/03/2019 19:28

    Vet deklaratat e isheve te opozites tregojne nivelin e ulet llogjik .Ta leme pjellen e Fahriut ,se ai jeton ne planetin e Astirit ,por Bozdo qe mbahet per njeri i zgjuar , ben kerkesen me idiote per zgjedhjet lokake ,duke pranuar se ne mund te fitojme 1 bashki Kurse Spahia kujton se Shkodren e ka me hipotek dhe e jan kane si kur ishte para 4 vjetesh .Qeveria Rama po i ben investimet ma te medhaja ne Shkoder si stadiumi , teatri Migjeni ,by pasi ne shiroke dhe rruga turistike Shkoder Velipoje

    Përgjigju
  • Alo!?? Behari jam!!: 23/03/2019 19:26

    Ky Bardh Spahia si me e pa ba Alija prej bythet!! Si i ati si i biri te njejten pllake vene tash 29 vjet!!

    Përgjigju
  • Artur: 23/03/2019 17:25

    Vasili si gjithmone mezi pret te fryhet si kaposh duke fyer Ramen,ky i PD si kaposh i tredhur...

    Përgjigju
  • BERATI: 23/03/2019 16:29

    Petrit Vasil plera. Burgu te pret ty o kerme o kriminel.

    Përgjigju
  • Robi: 23/03/2019 15:41

    O juve ju ka ngelur ora tek vjedhjet se ju i shpiket vjedhjet e zgjedhjeve Berishen ne 96 , po cfare jene zgjedhjet , molle qe vidhen me arka o te lajthitur, po popullin e quani turme qe genjehet me perrallat tuaja, o te mjere, zoti ju meshirofte sa poshte keni rene, perpara me Klevis kerricin e Faros ne krye

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën