Rama sfidë opozitës: Zgjedhje të parakohshme po fituat një bashki më shumë se PS (VIDEO)

TIRANE Nga sheshi "Nënë Tereza" ku socialistët rikonfirmuan Erion Veliajn kandidat për një mandat të dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama i bëri ftesë opozitës të ulen së bashku për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të eksperimentuar që në zgjedhjet e 30 qershorit numërimin elektronik, dhe për të ashpërsuar masat në kodin penal për shit-blerjen e votës. I bëri sfidë të hapur Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që nëse opozita fiton në zgjedhjet lokale qoftë edhe një bashki më shumë se PS, atëherë Rama është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme që në vjeshtë. Foli me tone të ashpra ndaj vendimit të opozitës për të braktisur parlamentin duke theksuar se shumica nuk ka ndërmend të japë pushtet në tavolinë.

....

Kryeministri Edi Rama ka bërë ofertën e parë konkrete për opozitën e dalë jashtë parlamentit. I ka shtrirë dorën e dialogut për të bërë së bashku reformën zgjedhore, me sugjerime të Lulzim Bashës, kryetarin të PD-së dhe Monika Kryemadhit të LSI-së, duke përfshirë edhe masa të forta kundër shit-blerjes së votave përmes ndryshimit të Kodit Penal, dhe më tej për ta miratuar me deputetët e rinj të opozitës në Kuvend ardhur nga listat e PD-së dhe LSI-së.

Rama i bëri apel opozitës të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit me ndryshimet e reja zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, edhe votimin elektronik, një kërkesë e aertikuluar me ngulm prej tyre që prej vitit 2017, dhe nëse arrin të marrë qoftë edhe një bashki më shumë se sa PS-ja, atëherë kryeministri u shpreh i gatshëm për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Një sfidë që kreu i qeverisë, nuk beson se opozita do ta kalojë.

Kreu i qeverisë Edi Rama i bëri të qartë opozitës jo parlamentare se nuk do të ketë pushtet në tavolinë! Nga takimi "Bashkia që duam" ku zyrtarizoi kandidatët e Erion Veliaj në garën për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, kryeministri tha se gjatë mandatit të tij ka duruar shumë nga opozita, madje edhe vezët dhe bojën në fytyrë, por nga sot - tha ai - nis një ofensivë frontale. Nëse opozita zgjedh të tradhtojë zgjedhësit e saj - tha Rama, mazhoranca nga ana tjetër nuk do e lëshojë mandatin e saj, pasi ka kontratë me qytetarët që i besuan qeverisjen e vendit.

Vetëm karrigia është e imja - tha shefi i mazhorancës - pushteti është i juaji - duke ju drejtuar qytetarëve të shumtë që kishin mbushur sheshin Nënë Tereza ku u mbajt takimi "Bashkia që duam". Ky takim ishte nje prej sesioneve te Kongresit te Partise Socialiste, qe u mblodh sot, e ku nder te tjera u zyrtarizuan edhe emrat e gjashte kandidateve te tjere per kryetar te bashkive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Rama: 'Lulzimi, lider pa hallate'

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e opozitës për bojkot të procesit zgjedhor.

Lulzim Basha është si lider pa “hallate” që djeg mandatin e deputetëve. Për arushën Lul që bërtet për karamelen e radhës, as për shoqen Mona që ulërin për trastën e radhës, dhe askush nuk futet në zgjedhje, por askujt nuk mund t’i ndalohet të zgjedhë dhe të zgjidhet. Basha i ka tmerr zgjedhjet, sepse nuk i fiton dot, nuk i fiton dot as në partinë e tij, po të mos i vjedhë, lerë më t’i fitojë në mexhelisin e gjerë. Madje, kam një dyshim, sikur ne të mos futemi në zgjedhjet e qershorit dhe Luli të futet vetëm, prapë nuk i fiton zgjedhjet, sepse njerëzit nuk e pranojnë dot dhe jo më ta votojnë. Ata djegin mandatet dhe thonë unë jam si ti dhe ti shko merr pushtetin për mua. Çfarë lideri është ky, me mëngët e këmishës përveshur, një burrë që mendon vetëm për veten. Sot Basha dhe PD nuk ekzistojnë si mundësi politike për askënd, sepse ata djegin mandatet dhe ikin”, ka thënë Rama.

''Keni nisur avazin se nuk futeni në zgjedhje. Punë e madhe fort. I humbët zgjedhjet me qeverinë tuaj dhe prapseprapë e nxitë Shqipërinë në çdo gjuhë të huaj. Pushteti nuk është qofte te daja dhe nuk është cirk për arushin Lul që bërtet për karamelen e radhës. Ka ardhur koha që kjo valle me maska të mbarojë. Lulzim Basha nuk i fiton dot zgjedhjet e tij as në partinë e tij pa i vjdhur. Edhe sikur të mos futemi në zgjedhje Basha prapë nuk i fiton dot zgjedhjet. Ai e ka humbjen të shkurar në ballë, një lider pa hallate. Ai thotë jam si ju por ju vë përpara që të digjni parlamentin. Ai gënjen çdo njeri" u shpreh Rama.

 

Ora 13:23
Oferta e Ramës për opozitën: Votojmë reformën zgjedhore, nëse fitoni një bashki më shumë se PS, shkojmë në zgjedhje të parakohshme që në vjeshtë

Kryeministri Edi Rama ka bërë ofertën e parë konkrete për opozitën e dalë jashtë parlamentit. I ka shtrirë dorën e dialogut për të bërë së bashku reformën zgjedhore, me sugjerime të Lulzim Bashës, kryetarin të PD-së dhe Monika Kryemadhit të LSI-së, duke përfshirë edhe masa të forta kundër shit-blerjes së votave, dhe më tej për ta miratuar me deputetët e rinj të opozitës në Kuvend ardhur nga listat e PD-së dhe LSI-së. Rama i bëri apel opozitës të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit me ndryshimet e reja zgjedhore, edhe votimin elektronik sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, dhe nëse arin të marrë qoftë edhe një bashki më shumë se sa PS-ja, atëherë kryeministri u shpreh i gatshëm për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Një sfidë që kreu i qeverisë, nuk beson se opozita do ta kalojë.

"Janë zgjedhjet e 30 qershorit që do vendosin, në emër të aleancës të pathyeshme që kemi me qytetarët. I them Lulzim Bashës dhe atyre qe e ndjekin pas: Na vjen turp për ju, dhe na vjen keq për ata që braktisët qe votuan për ju. Por është e drejta juaj t'i tradhtoni, turpin e Shqipërisë dhe historisë së parlamentarizmit shqiptar, ne nuk kemi mandat t'ju japim pushet në tavolinë. Por një ftesë e kam ende për ju. Jeni ju që i keni rrokanisur kokën shqiptarë dhe miqve ndërkombëtarë për reformën zgjedhore, dhe që keni mbajtur peng Shqipërinë për votimin elektronik, hajdeni ulemi, ta miratojmë së bashku atë reformë, të biem dakord, t'i eksperimentojmë në disa zona, që në 30 qershor eksperimentojmë votimin elektronik. Dhe meqe e keni qejf edhe shit-blerjen e votes, jemi gati te miratojme ne Kuvend cdo mase te forte kunder ketij fenomeni,  çdo masë që mund të propozojë doktoresha e shkencave, Kryemadhi, pastaj e kalojmë vet në Kuvend me deputetët e rinj, ata i keni zgjedhur ju jo ne.

Nëse në 30 qershor fitoni një bashki më shumë se ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që në vjeshtë. E di që ju Luzim dhe ju pas Lulzimit nuk do e pranoni këtë sfidë se e dini ndaj keni dalë në rrugë, që aleancën e PS me njerëzit nuk e mundin dot me zgjedhje as në Kukës as në Skrapar lërë më pastaj në gjithë Shqipëri. Kjo ju ka dëshpëruar dhe t'i shkoni rrugës qorre deri tek ëndrrat me dhunë, ju jeni të parët që e dini që ne kemi fituar dhe do fitojmë kundër të gjithëve ju bashkë, dhe këtë herë më thellë, se jemi zëri dhe forca për të ardhmen e Shqipërisë", tha Rama.

Ora 13:21
Rama ironizon Metën: Zoti President, rri i qetë, mos i ço më nëpër mend ato çudira...

Edi Rama ka komentuar sërish deklaratën e presidentit Ilir Meta duke thënë se duhet të rrijë i qetë se vendi ynë nuk mund të krashasohet me atë të Salvdor Aliente.

"LSI sot nuk përfaqëson askënd por po ta besojnë Monikën, LSI nuk përfaqëson më as Ilir Metën.

Meta ndihet kaq i papërfaqësuar saqë i duket sikur një juntë ushtarake do sulmojë pallatin presidenacial. Zoti president e di që më dëgjon, rri i qetë jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vendi i NATO-s.

Të garantoj qe sa të kemi Pandin ky vend nuk del nga NATO. Në fund të ditës fundi politik i Lulit e Monikës nuk duhet të jetë problem i yti dhe i yni.

 Zoti president rri i qetë dhe mos i ço më nëpër mend ato çudira", u shpreh Rama.

Ora 13:20
Ndryshime në Kod, Rama kërkon që 'goditja për shkak të detyrës' të dënohet me më shumë se 3 vjet burg

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Kongresi i Partisë Demokratike ndryshime në Kodin Penal. Kreu i qeverisë kërkoi ashpërsimin e dënimit për të gjithë personat që godasin për shkak të detyrës, funksionarët. Rama përmendi rastin e goditjes së arbitrit në ndeshjen Kamza-Laçi, i cili u dhunua në fushën e blertë jo vetëm nga tifozët por edhe zyrtarë të klubit të futbollit të Kamzës.

Por situatat e fundit në vend, kanë parë edhe raste të tjera të dhunës ndaj funksionarëve e institucioneve.

Të tilla kanë qenë goditjet ndaj uniformave blu në protestat që opozita ka mbajtur prej muajit shkurt kundër qeverisë Rama përmes të cilave kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas nenit 237 të Kodit Penal, "goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet".

 

Ora 13:02
Edi Rama flet për deklaratën e Metës për 'vetëvrasje'

Kryeministri Edi Rama a foli edhe për deklaratën e presidentit Ilir Meta për vetëvrasje duke thënë:

"Një popull i tërë hiqet zvarrë me telekomandë, ku miza bëhet buall. A mendoni se Ilir Meta do vrasë veten. Zoti Kadri çe ka shtyrë vallë Presidentin të mendojë vetëvrasjen. Kadrinjtë japin opinione, kurse Shqipëria juaj nuk i intereson", u shpreh Rama.

 

Ora 12:57
Rama: Boll e kam kafshuar gjuhën, sot nis ofensiva frontale...opozita ta harrojë pushtetin në tavolinë!

Kreu i qeverisë Edi Rama i bëri të qartë opozitës jo parlamentare shqiptare se nuk do të ketë pushtet në tavolinë! Nga takimi "Bashkia që duam" ku zyrtarizoi kandidatët e Erion Veliaj në garën për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, kryeministri tha se gjatë mandatit të tij ka duruar shumë nga opozita, madje edhe vezët dhe bojën në fytyrë, por nga sot - tha ai - nis një ofensivë frontale. Nëse opozita zgjedh të tradhtojë zgjedhësit e saj - tha Rama, mazhoranca nga ana tjetër nuk do e lëshojë mandatin e saj, pasi ka kontratë me qytetarët që i besuan qeverisjen e vendit. Vetëm karrigia është e imja - tha shefi i mazhorancës - pushteti është i juaji - duke ju drejtuar qytetarëve të shumtë që kishin mbushur sheshin Nënë Tereza ku u mbajt takimi "Bashkia që duam".

"Sot mbaron ecja jonë në majë të gishtave dhe nis një ofensivë frontale. Kohët e fundit e kemi kafshuar  shpesh gjuhën për ata që e duan Shqipërinë shesh për përsheshin e tyre. I kemi parë sulmet e tyre ndaj vendit, kur kanë sulmuar qeverinë duke eskportuar nëpër botë shfaqjet e turpshme, kur kanë  sulmuar prokurorinë e shtetit dhe vetë reformën në drejtësi sa herë vettingu nxjerr nga pallati shërbëtorët e tyr.  I kemi parë kur kanë sulmuar Shqipërinë në çdo kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundët e tyre. U kemi ofruar sa kemi mundur bashkëpunim për reformën zgjedhore dhe jo vetë. Kemi duruar baltën, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona. Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur që ta bëjnë Shqipërinë që të duket ai vendi i mbytur. Në vend që të vinin mend kanë dalë deri në pikën kur duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të Shqipërisë. Ta harrojnë pushtetin në tavolinë. Nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë zgjedhësit e tyre, ne nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora por vetëm kontratë për të zbatuar me njerëzit këtij vendi. Un ë kam bërë edhe gabim por kurrë nuk do t'i tradhtoj ata që më kanë dhënë besimin për të bërë Shqipërinë që duam vetëm zyra është e imja, pushteti është i juaji, i studentëve që na dhanë shuplakën e vyer, por treguan se veç nesh askush nuk mund të zgjedhë punë", tha kryeministri.

Ora 12:52
Rama: Më 1 korrik bashkitë e djathta dhe ato të aleatit të djeshëm do gdhihen në krahun e zemrës

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve në bashkitë që deri më tani janë drejtuar nga e djathta dhe ish-aleati i tyre në qeveri, Lëvizja Socialiste për Integrim, që të kthejnë sytë drejt qyteteve me kryebashkiakë të majtë, dhe të kërkojnë më 30 qershor me votë, që edhe qyteti i tyre të ketë të njëjtin zhvillim. Ju drejtua qytetarëve të Shkodrës, të Kukësit, të Lezhës, dhe atyre të Gjirokastrës, Beratit, e madje dhe Skraparit, që të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe të zhvillimit ekonomik të qyteteve.

"Ju në Shkodër shikoni Vlorën dhe pyesni veten a doni që dhe Shkodra të ndryshojë si Vlora, nëse po ne jemi gati edhe për ju, me gjithë zemër plot me ide, pasion, vullnet, për ta ndryshuar më në fund edhe Shkodrën, siç ndryshuam thellësisht Vlorën

Ju në Kukës shikoni Korçën dhe pyeteni veten a doni që edhe Kukësi të ndryshojë si Korça. Nëse po harrojini flamurët që ju kanë mbetur vetëm hunjtë dhe na jepni ne besimin dhe detyrën që Kukësit t'i sjellim stadiumin dhe aeroportin që e kemi nisur punën, por edhe rrugën e rritjes së ekonomisë familjarë, përmes turizmit dhe agro-turizmit

Ju në Lezhë a doni të jeni si Fieri, nëse po e keni në dorë, mos humbni dhe 4 vjet të tjera, siç humb kot, kot, kot, 4 vite që shkuan dëm, por bashkohuni pa dallim partiak për ti hapur vetes suaj një rrugë të re mundësish.

Nuk kam pyetje për ju në Gjirokastër, Berat dhe kudo ku 4 vjet kanë drejtuar edhe me votat të shumicës sonë aleatët e djeshëm, deri në Skrapar, në 1 korrik do të gdhihen në krahun e zemrës me PS-në", tha kreu i qeverisë.

"Nga Kukësi deri në Konispol, nis një ofensivë frontale", përfundoi kryeministri.

Ora 12:38
Rama: Hidhni një sy pas në Tiranën e shkuar dhe shihni ndryshimin si nata me ditën mes nesh...dhe opozitës

Kryeminsitri Edi Rama i ka kërkuar qytetarëve në takimin prezantues të kandidaturës së Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës në një mandat të dytë, që të kthejnë sytë pas dhe të shohin se si ishte kryeqyteti nën drejtimin e të djathtëve. Ndryshimet sipas tij janë si nata me ditën, dhe transformimi nuk do të ndalet - tha Kryeministri.

"Dua që në këtë moment ta ktheni pak kokën pas. Kthejeni dhe ndalojeni vështrimin tek Tirana e katër viteve më parë, ecni me sy, nga ky shesh, aty në qendër ku jeni ju, qëndron kufoma e shatërvanit komunist, një shtojcë e tepërt e sheshit historik që na ka mbledhur sot. Në të majtën time në hyrjen e parkut është zënë prej vitesh nga një tren ndërtimesh pa leje rruga për të vajtur në park. Janë legalizuar nga qeveria në korrik 2013 fill pas zgjedhjeve të humbura. Në të djathtë, dergjet qyshse nuk mbahet mend, gërmadha e stadiumit "Qemal Stafa" futur në listën e zezë të FIFA-s dhe UEFA-s. Sheshi Skënderbej, skena e një shfaqje banaliteti provincial, e vetmja qendër historike e një kryeqyteti pa asnjë shans për këmbësore, pa asnjë pikë ambicie për të ardhmen. Më tutje, gropa e bulevardit të ri, i mbetur në gropë edhe ai. Këtej prapa meje parku i Liqenit lënë në mëshirën e fatit, mbushur me plehra, pa asnjë poç që të ndizej natën qoftë për sy të keq. Një qytet pis, ky kazanët më shumë digjen sesa pastrohen. Ndërsa në perëndim të Tiranës ngrihet çdo mbrëmje reja e zezë e Sharrës që mbyt Kombinatin dhe turpëron qytetin. Pa folur për gropat e rrugëve. Kjo është e shkuara e mbetur veç në shembëlltyrën e forcave të vjetra të politikës. PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i mbetur këtu në bisht, të tjerët si kioskat, këtej anash, të tjerët që i kanë zënë frymën parkun të Tiranës. Kjo Tiranë sot nuk ka asnjë lidhje me atë që ju patë me sytë e kujtesës. Është një provë e dallimit të madh, nata me ditën, mes nesh dhe atyre që i kemi mbrapa, çdo ditë e më mbrapa. Kush e vë në dyshim ose s'ka dalë nga nata e tyre, ose e ka harruar natën e tyre kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Dita jonë mund të jetë shumë më e mirë, dhe do të jetë shumë më e mirë. Tirana jonë sot, ashtu si çdo qytet tjetër që qeverisim, edhe si vetë Shqipëria, nuk ka të krahasuar me çka ishte para se ne ta merrnim në dorë. Ka të krahasuar, me përpara se ne t'i merrnim në dorë të dyja, edhe Bashkinë edhe qeverinë. Oa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë, dhe për këtë mjafton t'i kthejmë sytë pas. Tek Durrësi, Elbasani, Korca, Fieri, Vlora, kur ne ishim në krye të bashkive, por nuk ishim në qeveri, qytete të penguara, të bllokuara, të torturuara nën presionin e të vjetrës", tha Rama.

Sot Tirana Evropianë nuk është më një vegim - tha Rama, por është një realitet në formim e sipër.

"Ju kam thënë na jepni një mandat për Tiranën, dhe me PS dhe Erionin do ta rizgjojmë qytetin e zhytur në gërhimat e Lulzimit. Duke e rikthyer në vitet 2000 kur Tirana u bë qytet i shpresës por u mor peng nga armiqtë e betuar të shpresës", tha Rama.  

Ora 12:32
Veliaj: Do fitojmë në Astir, do kemi një teatër që zëvëndëson karakatinën e vjetër

Kryebashkiaku Veliaj foli për projektet e reja që do ndërmarrë Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e tij, të cilat do të finalizohen pavarësisht se disa njerëz përpiqen të përdhosin qytetin

"Do fitojmë në Astir dhe do të kemi një unazë moderne. Do të kemi një kopsht zoologjik komëbtar. Do kemi një teatër të ri kombëtar që zëvëndëson një karakatinë 100-vjeçare. Epoka e gurit nuk mbaroi se mbaruan gurët. Shumë vijnë të armatosur me gurë në Tiranë. Ne i themi jo bullzimit dhe atyre që përdhosin Tiranën", u shpreh Veliaj.

 

Ora 12:27
Veliaj: Me Ramën jemi më bashkë se kurrë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli me raportin me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se pavarësisht se shumë nga kundërshtarët politikë donin një përçarje

"Shumë nga kundërshtarët tanë përpara se të bënin vetëvrasje nisën të thonë se unë dhe Edi Rama nuk i kemi punët mirë, por ne jemi më bashkë se kurrë për të ccuar përpara Tiranën dhe Shqipërinë", deklaroi Veliaj.

 

Ora 12:23
Veliaj: Miqtë demokratë janë bashkuar me ne, ata që i morën votën sot ikin nga puna

Krah falederimeve për pjesëmarrje në kongresin e partisë socialiste, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një faldenderim edhe për demokratët  e pranishëm të cilët sipas tij janë bashkuar me një familje kur ndihen më të sigurtë.

"Një falenderim për miqtë tanë demokratë. Keni bërë zgjedhjen e duhur. I kam marrë mesazhet tuaja. E ndjej zhgënjimin tuaj me një parti që nuk ju përfaqëson më, e ndjej zhgënjimin tuaj me bashki që mbyllen, me njërëz që i keni dhënë votën dhe sot ikin nga puna. Për të gjithë miqtë demokratë që e kanë parë që nën qeverisjen e Edi Ramës dhe PS, shteti bëhet më i mirë, ekonomia më e ndershme,drejtësia më e fortë, mirë se erdhët në familjen  tonë, faleminderit që na u bashkuat", u shpreh Veliaj.

 

Ora 12:19
Veliaj: 'Kështu na ka inot, kështu na paftë përnot'

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, i rikonfirmuar si kandidat i Partisë Socialiste për një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie ka hapur seancën e dytë të këtij kongresi.

"Kush na ka inot, kështu na paftë përnot. Unë drejtoj Bashkinë model të Republikës së Shqipërisë. Falenderoj nënën dhe bashkëshorten time, të cilat edhe kur kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur kanë qenë krah meje. Kajan e zuri gjumi se është shokur Gramoz, mërzitet  nëse gjërat nuk fillojnë në kohë", u shpreh Veliaj në fjalën e tij.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baca: 23/03/2019 22:46

    Rama po mduket fiks si Saliu ne 2013 kur vetem ai ulerinte neper gjithe shqiperine e beri gjithe fushaten vet e se kuptonte qe te gjithe ata qe kishte rrotull i kishin bere valixhet me kohe...kot nuk thone i zoti punes e merr vesh i fundit....hahahaa

    Përgjigju
    • Baca: 24/03/2019 10:07

      @ERP Mos harrojme qe mandati i dyte i konsumon te gjithe, te lodh, dhe situatat kane ndryshuar shume ne 2 vitet e fundit ndoshta dhe per shkak te oppzites por padyshim qe ka dhe keqmenaxhim nga qeveria. Rama ka bere shume me teper si kryetar bashkie mendoj...shume me shume. Tashme ai nuk jeton me realitetin, besoj jo shume per fajin e tij por ashtu jane duke ja servirur gjendjen aktuale dhe parashikimet e mundshme per te ardhmen, miqte e tij te afert te cilet mendoj se kane interesa tjeterkund dhe te ndryshme nga kryeministri aktual. Ai eshte vizionar por jane duke e keshilluar keq...cdo dite edhe me teper.

    • ERP: 24/03/2019 07:09

      Keshtu thate edhe ne 2017 dhe e mori te gjithe maxhorancen vetem. Populli eshte me te, sepse me gjithe gabimet qe Edi mund te kete, perseri duket qe punon per vendin me shume

  • vlora11: 23/03/2019 20:10

    Ato motrat dhe ropte ku ti keni nga i pari te i fundit ropq..at e mutit qe e katandiset kete vende ne mjerrim totale dhe ata hallexhinje qe jan aty jan sepse rujan vendin e punes se ky kulish kurve e ka ber cdo gje me deytyrim

    Përgjigju
  • tironci: 23/03/2019 18:29

    Duket qe nga fjalimet qe eshte psikopat, nji burre shteti sado provokime te kete nuk flet keshtu po si perhere populli jone debilat voto perhere, hajdute te pa ngopur ilace leket se e mytet ket popull po do jete vone kur ta kuptojn se ca na kan bere keto palo politikane super hajdute

    Përgjigju
  • Mua: 23/03/2019 16:28

    Psikopati Edver Rama deshiron te jete ne pushtet akoma....po ju vjen fundi ty dhe Erjon Hajdutit...nuk votojne me shqiptaret per dy kazane si ju, pushtetit estetik fallco dhe mashtrues po i vjen fundi. Njerezit e kuptuan se jeni as politkane por kazane.

    Përgjigju
    • Mua: 24/03/2019 04:58

      @Tani...shume koment te bukur ke postuar, tregon se kush je c'fare niveli dhe per ke votoni...bravoo.

    • Tani: 23/03/2019 21:05

      Te q..sha familjen ty po ke te votojne monika hajduten e kurven apo sali kriminelin e p..it familjes tane

    • TropojanoVero: 23/03/2019 18:07

      Fundi po vjen vec per familjen Berisha. Lighi do ta fus saliun me shkelzenin mbrapa hekurave dhe do kalben aty deri sa tju dal shpirti. Basha ska kurrajo te dal ne zgjedhje sepse do humbas te gjitha zgjedhjet pervec tropojes ( fitore me merit, super kryetar Bashkie zoti Dusha)

  • Mol Caclli: 23/03/2019 15:52

    Rroft Edi rroft PS , Lavdi Popullit Shqipetare Amin

    Përgjigju
    • Toni: 24/03/2019 09:25

      Je i madh edi rama

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël