TIRANE-Pak orë pas Kongresit të PS-së, ku kryeministri Edi Rama përpos përsëritjes së ftesës për dialog i bëri edhe 'ofertën' opozitës për te realizuar bashkë reformën zgjiedhore dhe zgjedhje të parakohshme, por vetëm nëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit fiton një bashki më shumë se socialistët, ka ardhur edhe përgjigja e Lulzim Basha.
Lideri demokrat ka refuzuar 'ofertën' duke vijuar rezistencën me protesta popullore. Në datë 13 Prill opozita shqiptare njofton se do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama.
Por ndryshe nga herët e tjera nuk do të jetë paradite, por pasdite në orën 18:00 duke mos përjashtuar skenarin se mund të qëndrojnë gjatë gjithë natës para selisë së qeverisë. Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve (drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe).
Kolegji ka vendosur që përpos përgatitjeve për protestën e madhe në 13 Prill përpara selisë së qeverisë, do të vijohet me strategjinë, që për cdo të enjte do të ketë tubim përpara parlamentit teksa zhvillohet seanca plenare.
Nga data 16 shkurt e këtij viti, opozita ka zhvilluar gjashtë protesta deri tani, dy përpara Kryeministrisë dhe katër përpara godinës së parlamentit gjatë seancave plenare.
Disa nga protestat kanë eskaluar në dhunë duke sjellë arrestimin e disa simpatizantëve të Partisë Demokratike, ndërsa në procedim në gjendje të lirë për dy protestat e fundit është edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.
Opozita vijon kështu skenarin për të larguar qeverinë me protesta, ndërsa Rama deklaroi sot se do të vijojë normalisht punën dhe u ofroi si mundësi për zgjedhje të parakohshme vetëm nëse do të fitojnë një bashki më shumë se PS-ja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku PD-ja pak ditë më parë hodhi hapin e parë drejt bojkotit.
Duket si... festë vampirash
PërgjigjuLuli po ke by*** provoje.... Meqense thua edo populli ndryshimin... Po edi ti se dhe ne qe te kemi votuar sta japim me vote..... Kshuqe edo ne tavoline
PërgjigjuSUGJEROJ PROZHEKTOR TE MEDHENJ TE BEJNE SA ME SHUME DRITE MOS TE KTHEHET NE ENJTE TE ZEZE !!!! PD DHE LSI JANE KANCERI I SHQIPERISE !!!!!!!!!!
PërgjigjuEdhe Bufi që ësht Buf e kupton pse egërsira don errësirën.
PërgjigjuOpozita shqiptare me të njejtat kërkesa si ajo serbe dhe lajmëruan protesta të mëdha në të njëjtën datë 13 prill 2019... Shumë interesante kjo?
Ndryshim skenari nga PD-ja qe protestat te zhvillohen naten dhe jo diten.!!!???....Nuk me duket çudi pasi keqedashesi,hajduti,vrasesi,naten e ka me te lehte per ti bere te gjitha zullumet. Ndaj kerkohet vigjilence e madhe nga te gjitha institucionet dhe çdo shqiptari qe e don vendin e tij.Grupit te bashibozukeve modern po ju vjen fundi. Kercitja e dhembeve te tyre ka urine e bishave te uritura per gjak shqiptari. Eshte mese e qarte qe ata duan nje apo me shume viktima dhe me arritjen e ketij qellimi(naten) te shetisin kufoma ne shesh per tu barazuar,justifikuar dhe motivuar ne rrugen e djallit qe kane nisur ne kurriz te shqipetareve. Me kete strategji kerkojne me koken lart dhe me te egersuar, mbeshtetjen e nderkombetareve. Mendoj qe eshte koha qe keta te terbuar te mbyllen ne nje kafaz ose shpelle te izoluar qe ta kerkojne gjahun tek njeri-tjetri....Kam besim qe shqiptaret kane fituar tanime istiktet e nje shoqerie te emancipuar dhe te zhvilluar me destinacion LIRINE-PAQEN-MIREQENIEN....
PërgjigjuI duhet errësira që të bëj kurban
PërgjigjuPD parti malokesh e gomeresh,,,ikni mor njerez pa tru,,,shkoni ne pyll per dru..///
PërgjigjuOpa dhe cadra e dyte gati!!!
PërgjigjuPo hallall u bete bajat tani nuk Ja var me njeri juve u msum ime PD ka mbaru pun sdin se ku Jan
PërgjigjuMbajeni ne vezhgim ate naziskinin e pd se Kreshnik Collaku qe kercenoi mbreme para ekranit se do kete perplasje ne qershor nese mbahen zgjedhjet. Ky se ka harruar se viti 97 i Berishes ka mbaruar dhe zgjedhjet do mbahen dhe Kreshnik collaku do shkoje per lesh
Ikni more plera te Pd ju ini malok te pa bese nuk keni pas bese Kure ne jeten tuaj