Sali Berisha, që nuk lë marrëzi pa publikuar në Facebook-n e tij, çuditërisht për përplasjen me armë në Bllok mbrëmjen e së enjtes, ka heshtur. Në adresën e tij orët e fundit ka denoncuar fjala vjen, që Peqini është nën terror, por në mënyrë misterioze ka “harruar” që të përmendë atë që ka ndodhur në Bllok, që është shumë herë më e rëndë se çfarë mund të ketë ndodhur në Peqin apo Gramsh.

Dhe kur nuk flet Berisha, nuk reagon as Partia Demokratike.

Gjë që tregon, se kjo parti mbahet ende peng nga Berisha dhe djali i tij.

Dje, nga selia e Partisë Demokratike nuk ka pasur asnjë deklaratë për terrorin e Bllokut.

Sot, në selinë blu është shfaqur Gent Strazimiri, për një deklaratë shtypi.

Doli të flasë sërish për Xhisiela Malokun.

PS natyrisht nga ana e saj do të heshtë, pasi është në qeveri dhe nuk do dalë të denoncojë vetveten, se nuk po qeveris mirë.

I vetmi që ka komentuar ngjarjen e Bllokut, është Ervin Salianji.

Por ai është i ri në PD dhe ndoshta nuk e ka ditur, se nuk duhej të fliste para Doktorit.

Arsyet e kësaj heshtje nuk dihen, por nuk është e vështirë të kuptohen. Marrë nga TemA