TIRANË- Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagimi i qeverisë pas tërmetit është një shfaqje e shëmtuar, që po shfrytëzohet për propagandë nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.

Ndonëse është vendosur theksi nga çdo sizmiolog se tërmetet nuk mund të parashikohen, për Nokën, qeveria duhet të kishte marra parasysh paralajmërimin e bërë nga presidenti Ilir Meta dhe duhet të kishin "përgatitur" qytetarët. Si ish-kreu i Emergjencave Civile, ai thotë se duhet të ishin parapërgatitur vendi për një tërmet të mundshëm, por pa e specifikuar si.

I ftuar në Report Tv, në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" duke u ndalur tek lajmi i rremë i Syri.Net që përhapi panik në të gjithë vendin, Noka tha se gabime të tilla ndodhin në të gjithë botën. Ai u ndal të fliste edhe për çështjen Tahiri, ku zbërtheu kuptimin e frazës "Shefi i madh" të përdorur nga ish-ministri...sipas këndvështrimit të tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
'Shefi i Madh'/ Noka: Ua them unë çfarë kuptimi ka ky mesazh i Saimir Tahirit

Ndonëse Saimir Tahiri e mohoi në konferencën e tij, dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për Nokën, ish-ministri i Brendshëm ka dosje që "fundosin" Ramën. Në emisionin në Report tv "5 pyetje nga Babaramo", ai ka zbërthyer kuptimin e frazës "shefi i madh" të përdorur nga Tahiri, në përfundim të seancës gjyqësore...sipas këndvështrimit të tij.

"Mesazhi tha që Saimir Tahiri për Ramën... "unë brenda, të marr ty se kam dosjen e Olsi Ramës". Kodi i mafias e njeh... Leje çfarë mohoi ai, e kërcënoi Edi Ramën. Ka dosje përvëluese për kryeministrin Edi Rama", tha Noka.

Ora 21:16
Lajmi i rremë i Syri.Net që terrorizoi vendin/ Noka: Në të gjithë botën mediat bëjnë gabime

 

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, duke u ndalur tek lajmi i rremë që u përhap mbrëmjen e djeshme nga portali "Syri.Net", Noka tha se një çështje po i jepet më shumë rëndësi nga sa duhet. Sipas tij, çështja kryesore nuk është pikërisht ai 'Fake Neë', ndonëse nxori në rrugë mijëra qytetarë. Ai thotë se një rast i tillë ndodh në të gjithë mediat në botë, teksa theksoi se Rama po e përdor politikisht për të "shtypur" "armikun" e tij.

"Në të gjithë botën mediat bëjnë gabime, bëjnë shoë. Ai kërkoi falje, është mentaliteti për ta bërë armik. Iku, çështja nuk është ajo, çështja është skandali i drejtësisë", tha Noka.

Ora 21:15
Noka te '5 pyetjet: Qeveria duhet të kishte marrë masa për tërmetin, u paralajmërua nga Meta

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj "qeverisë Rama", sipas së cilëve e ka përdorur këtë situatë për të bërë "show" dhe propagandë, teksa ka theksuar se duhet ta kishte marrë seriozisht paralajmërimin ë bërë nga presidenti Meta.

"Qeveria duhet të kishte marrë masa, u paralajmërua nga Meta. Mediat e bënë si të çmendur. Duhej të diskutohej, të shihej nga qeveria se mund të kishte tërmete. Masat janë se ka vende ku tërmeti mund të ketë rrëshqitje. E para e punës paralajmërohet popullsia, qartësohet që ne jemi zonë sizmike, që të mos e kapte paniku qytetarët. Ka një gjë që është e neveritshme, se tërmetin e shfrytëzuan për propagandë. Deri më 18 tetor do e kesh rilindjen vetëm duke u marrë me tërmetin. Kjo është për të mbuluar gjithë gjëmat dhe bëmat e tyre", tha Noka.