POGRADEC – Një 41-vjeçar po hetohet nga Prokuroria e Korçës pasi ka kaluar kufirin shqiptar me një vlerë prej 80 mijë eurosh të cilat nuk i ka deklaruar dhe që dyshohet se kanë origjinë nga aktivitete kriminale.

41-vjecari me inicialet A.Ç banues në Cuçimas-Pogradec, më 9 Tetor në pikën e kalimit kufitar të Pogradecit nuk ka deklaruar që kishte me vete 80 mijë euro, dhe i ka deklaruar ato vetëm gjatë hyrjes në shetin maqedonas.

Sipas policisë, kjo shumë e madhe parash dyshohet të jetë përfituar përmes veprimtarive kriminale.

Nga verifikimet e kryera nga policía e Korçës, ka rezultuar  transaksione dhe llogari të tjera bankare në vlera të konsiderueshme, të cilat dyshohen se janë vënë nga ndonjë aktivitet kriminal.

41-vjeçari akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)