TIRANE - Një kontratë noteriale e nënshkruar në muajin dhjetor të 2013, tregon katapultimin e dyshimtë të aksioneve të kompanisë “Ginger Sh.p.k”,nga Fiona Fullani, vajza e guvernatorit Ardian Fullani, te shoqja e saj Greta Lalaj. Zotëruesja pasive e këtyre aksioneve Fiona Fullani, ia ka kaluar Lalajt aksionet e “Ginger”-it, që është një butik në qendrën Tregtare “TEG”, pa asnjë shumë financiare duke nënkuptuar dhurimin e të gjitha kapitaleve të kompanisë në emër të Greta Lalaj.
Të paktën në kontratën që gazeta “Shqiptarja.com” disponon nuk jepet asnjë çmim se cila ka qenë tarifa e shitjes së 100 për qind të aksioneve të kompanisë në fjalë.
/Shqiptarja.com
Të paktën në kontratën që gazeta “Shqiptarja.com” disponon nuk jepet asnjë çmim se cila ka qenë tarifa e shitjes së 100 për qind të aksioneve të kompanisë në fjalë.









