Hetim pasuror 67 personave
edhe biznesmenit Petrit Çela

Hetim pasuror 67 personave<br />edhe biznesmenit Petrit Çela<br>
Mund të konsiderohet mega hetim, dosja e prokurorisë së Elbasanit e regjistruar për hetim pasurorë ndaj 67 personave mes tyre edhe të afërm të kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe vajza e tij Imelda Sejdini.

Në këtë listë ka biznesmen të ndryshëm dhe të njohur sit ë fuqishëm në Elbasan ndër ta dhe Petrit Çela pronar i tregut agro-ushqimorë dhe djali i tij Marjus Lulaj (Suel Çela) i shpallur në kërkim për përplasje me policinë e Elbasanit më 18 shtator.

Ky hetim vjen pak javë pas përplasjes së policisë së Elbasnit në hyrje të tregut në pronësi të Petrit Çelës me disa persona ngjarje për të cilën në kërkim është shpallur dhe djali i biznesmenit njohur si Marjus Lulaj apo Suel Cela, ngjarje e ndodhur më 18 shtator 2017 ku me një Audi A8 u godit makina e zv/drejtorit të policisë Gjergjo Oshafi.

Në hetim sipas kësaj liste është dhe vajza e kryebashkiakut të Elbasnit, shtetësja Imelda Sejdini e datëlindjes 14 dhjetor 1978.

Shkresa e prokurorisë së Elbasanit hetimet e të cilës po i ndjek si e deleguar prokurorja Erida Kokonozi i është përcjell drejtorisë rajonale tatimore të këtij qyteti.

ReportTv ka mësuar se këto hetime kanë nisur pas analizës së situatës mes policisë së qarkut dhe prokurorisë ku disa persona u proceduan për përplasjen me policinë.

Në listën e personave që kërkohen të dhëna për aktivitet tregtare është dhe dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, po ashtu është Petrit Çela, djali i tij Marjus Suel Çela si dhe shumë persona të tjerë me mbiemrin Sejdini.

Kjo listë sipas burimeve për ReportTv i është dërguar edhe drejtorisë qendrore të tatimeve në Tiranë ku kërkohet të verifikohet nëse kanë apo jo aktivitete tregtare këta shtetas në qarqe të tjera të vendit.

Me anë të kësaj shkrese kërkohen të dhëna për kompani tregtare, transaksione, detyrime të paguara nga këta shtetas për prona apo automjete të poseduara.

kodi penal faqe 180 -181
           (Ja për çfarë hetohen 67 persona në Elbasan)
      

67 persona në hetim, biznesmen e familjar

Sokol Sanxhaktari

Astrit Sanxhaktari

Lindita Sanxhaktari

Orel (Aurel) Mehja

Imelda Sejdini

Martin Klaus Hasa

Marjeta Serjani

Marjus Lulaj (Suel Çela)

Petrit Çela

Hene Çela

Mario Çela

Nafiz Bajrami

Anduena Bajrami

Gentian Çërraga

Valbona Çërraga

Xhoen Çërraga

Admir Çërraga

Brikena Çërraga

Ervis Sula

Haxhi Sula

Hyri Sula

Julian Sula

Alban Sula

Brisida  Sula

Nuri Balla

Afërdita Balla

Ergi Balla

Jona Balla

Arben Asllani

Asterio Asllani

Ardjan Zhidro

Kastriot Zhidro

Marinela Zhidro

Margarita Zhidro

Jorgo Zhidro

Zarida Zhidro

Kristian Zhidro

Leo Zhidro

Misir Hoxha

Teuta Hoxha

Nelson Hoxha

Kaona Hoxha

Themistokli Bebi

Ermira Urupi

Kejsi Bebi

Nikola Bebi
 

Hysen Tafa

Dorina Tafa

Agron (Kamer) Mehja

Ksenja Meha

Iva Mehja

Metin Mehja

Mirjan Dedja

Pali Dedja

Alban Dedja

Sonila Dedja

Erald Sejdini

Ornela Guranjaku

Mimoza Sejdini

Elton Sejdini

Marsida Sejdini

Agron Roka

Fatbardha Roka

Marsel Roka

Xhino Roka

Ermir Kendezi (Bitozi)

Juliana Ajdini

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë