TIRANE- Biznesmeni gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili dhe kompania e tij “Xhoi-Lloto” janë kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Evazionit fiskal” dhe “Mospagimit të detyrimeve tatimore”.

Kallëzimi i depozituar në prokurori dhe që tashmë administrohet nga prokurorja Antoneta Sevdarasi bën fjalë për dyshimet e transaksioneve që janë kryer për blerjen e kësaj kompanie bastesh, transaksione këto që mendohet se shifrat financiare nuk janë deklaruar realisht por fiktivisht. Në kallëzimin e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ngrihen dyshime të forta se