TIRANE- Vrasja e Artan Santos ka bërë që edhe në Kosovë të bëhen hetime. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, pala kosovare ka nisur hetimet pas një bisede mes dy drejtorëve të policisë, pasi dyshohet se, dy killerat mund të kenë ardhur nga andej, së bashku me mjetin e tyre “Suzuki-V-Storm”. Është shfrytëzuar takimi në Prizren mes dy drejtorëve të Policië, Artan Didi nga Shqipëria dhe Shpend Maxhuni nga Kosova, për të diskutuar në lidhje me vrasjen e bankierit dhe ndihmë që do të japë Kosova për zbulimin e vrasësve.
Dy drejtorët u takuan për të nënshkruar marrëveshjen për patrullimin e përbashkët mes dy policive përgjatë sezonit turistik. Këtu dy drejtorët kanë biseduar vetëm për vetëm pa praninë e të tjerëve. Ndërkaq edhe kreu i Policisë së Shqipërisë nuk e ka mohuar faktin se, në këtë takim tete a tete është diskutuar për atentatin ndaj bankierit Santo.
/Shqiptarja.com

VIDEO