VLORË - Hetimet e policisë për vrasjen e biznesmenit 52-vjeçar tre ditë më parë në qytetin e Vlorës, kanë çuar në një pistë të fortë, se ekzekutor mund të jetë vetë djali i tij 24-vjeçar. Ky dyshim ende nuk është i provuar, por janë duke u kryer të gjitha verifikimet nga ana e policisë.
Olsi Nexhipi u shoqërua menjëherë pasi babi i tij Hyqmet Nexhipi u gjet i vrarë me kallashnikov teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në rrugën "Transballkanike".
Ndërsa i riu merrej në pyetje nga grupi hetimor, policia gjeti në banesën e tij një pistoletë tip Baretta, 9 fishekë dhe 115 gram kanabis. menjëherë u vendos arrestimi i tij për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, por për policinë ai është i dyshuar edhe si ekzekutor i babait të tij.
Burime nga policia e qytetit bregdetar thanë për Shqiptarja.com se Hyqmet Nexhipi, i cili ishte pronar i anijes së peshkimit "Drita", prej vitesh ishte i ndarë nga bashkëshortja, me të cilën jetonte edhe djali i tij, Olsi. Të njëjtat burime thanë se Hyqmet Nexhipi nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me ish-gruan e tij çka mund të ketë sjellë edhe 'hakmarrjen' nga i biri.
Orët e para të mëngjesit të 23 janarit, Hyqmet Nexhipi u ekzekutua me breshëri automatiku pranë rrugës Transballkanike në Vlorë. Policia pak orë më vonë gjeti edhe një automjet të djegur, me të cilin ishin larguar ekzekutorët dhe që i vunë flakën për të humbur gjurmët.
Mësohet se me herët Hyqmet Nexhipi ishte person me precedentë në Itali për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe kjo është një ndër pistat e tjera ku është përqendruar puna e hetuesve për zbardhjen e kësaj vrasjeje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com