Hetimet e përbashkëta për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, përfaqësues të SPAK vizitë pune në Romë

Përfaqësues të SPAK ndodhen në Romë të Italisë, në një vizitë pune ditën e sotme, ku 'Report Tv' mëson se do të diskutohet për hetimet e përbashkëta në lidhje me antimafjen, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Në takim janë të pranishëm edhe dy prokurorët që hetuan dosjen 'Shpirti', Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po ashtu i pranishëm është edhe zv.drejtuesii SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, ky i fundit hetoi edhe dosjen e ish-zv.ministres së Mbrojtjes, Rovena Vodës.

Kujtojmë se SPAK ka qenë shumë aktiv javët e fundit, ku faktuar një sërë aktivitetesh kriminale dhe janë arrestuar edhe zyrtarë e ish-zyrtarë në ved. Si fillim në “rrjetën” e SPAK ra kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuat për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderët.

Më pas ishte operacioni në Ministrinë e Brendshme ku u arrestuan zyrtarë dhe ish-zyrtarë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit dhe së fundmi lënia në arrest shtëpia te ish-zv. ministres së Brendshme, Rovena Voda e cila në këmbim të një vendi pune mori 2 mijë euro, celular dhe një arkë me peshk.

Ndërkohë, kreu i këtij institucioni, Arben Kraja ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë