Hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë, Koçi debat me Vokshin: Silleni si gjyqtarë e prokurorë, kujdes kur akuzoni! Deputetja: S’ke moral të ma thuash këtë

Në studion e emisionit “Frontline”  me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ku u diskutua mbi raportin e Transparency International që e rëndit Shqipërinë vetëm me një pikë përmirësim sa i takon luftës ndaj korrupsioni, pati edhe debate mes deputetit të PS, Petro Koçi dhe deputetes së Rithemelimit Albana Vokshi sa i takon rolit të SPAK-ut në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë.

Teksa foli për hetimet që po kryehen ndaj politikanëve, deputeti socialist u shpreh se nëse nuk hetohen edhe persona që i quajti 'oligarkë' në Shqipëri nuk do ketë drejtësi. 

Por nga ana tjetër, duke iu referuar akuzave të Berishës dhe Metës ndaj SPAK, Koçi tha se opozita nuk duhet të marrë rolin e prokurorisë apo gjykatës lidhur me hetime të caktuara dhe të lërë drejtësinë të bërë punën e vetë.

“Është e papranueshme që liderë politikë e quajnë SPAK-un organizatë kriminale. Ju bëni rolin e prokurorëve dhe gjykatësve, prandaj nuk merrni drejtësi gjykata i jep dënimet”- tha Koçi.

Deputetja demokrate iu përgjigj duke deklaruar se ka bërë denoncime të shumta në Prokurorinë e Posaçme por nuk ka pasur ndëshkime të zyrtarëve të PS. Një prej rasteve që përmendi ishte ai i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj duke e akuzuar këtë të fundit për koncesionin e sterilizimit. 

“Kam shkuar në SPAK për check up-in u kam thëënë se kam informacione shtesë. Njëri atje më thoshte hajde shpejt e shpejt, jo u thashë kam ardhur t’ua shpjegoj të gjitha edhe nëse duhet të rri me orë të tëra”- tha deputetja.

Debati në studio mes Vokshit dhe Koçit:

Koçi: Ndryshimi mes nesh është se unë kam guxuar dhe kam denoncuar edhe kolegë të mi kur kam parë shkelje, ti nuk e ke bërë kurrë

Vokshi: Po pastaj, ca bëre, u tërhoqe për të ruajtur atë vendin tënd. Nuk ke moral të vish të më thuash mua ti këtu sot.

Koçi: Iu hoq mandati sepse atë veprimtarinë fitimprurëse që bënte para se të bëhej deputet e quante normale dhe vijoi ta bënte edhe pasi u bë deputet

Vokshi: Të lutem lëre se nuk të bën nder ta mbrosh

Koci: Ty nuk të bën nder të përdorësh terma të tillë si ‘hajdut’, duhet të jesh e kujdesshme. Po të mbroj ty, nuk e lufton dot korrupsionin kështu ti.

Gazetarja Anduena Llabani tha se SPAK po kryen hetime ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë në politikën shqiptare dhe përmendi dosjen ‘Metamorfoza’ duke thënë se në këtë dosje janë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë dhe të politikës për të cilët prokurorët e posaçëm po hetojnë me informacione mjaft të rezervuara duke u kujdesur që të mos ketë rrjedhje të dhënash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Deputeti i PS, Petro Koçi: Po nuk u prekën oligarkët, në Shqipëri nuk ka drejtësi

 

Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në studion e emisionit “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv tha se nëse SPAK nuk heton ata që i quajti ‘oligarkë’, në Shqipëri nuk mund të bëhet drejtësi.

“SPAK ka vepruar ndaj krimit të organizuar por jo ndaj zyrtarëve të lartë, jo ndaj oligarkëve. Mendoj se po nuk u prekën oligarkët prek sa të duash politikanë, nuk ke bërë drejtësi në Shqipëri. Sepse janë çështje që ngatërrohen mes politikanëve dhe oligarkëve. Po them një gjë që e kam bindje absolute, nëse nuk preken edhe oligarkët, në këtë vend nuk bëhet drejtësi”- tha deputeti.

Ora 22:38
‘Prokurorët nuk po dallojnë dot kush është krimi dhe kush polici’, Llabani: Në dosjen Metamorfoza të përfshirë politikanë dhe oficerë të lartë

 

Gazetarja Anduena Llabani në studion e “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço foli edhe mbi hetimet që SPAK po kryen për dosjen “Metamorfoza” në kuadër të të cilës janë arrestuar anëtarë të grupeve kriminale dhe ish-zyrtarë policorë e prokurorë.

Llabani tha se pritet të ketë arrestime të tjera të zyrtarëve të lartë në politikë e polici. Ndërsa zbuloi se ka edhe një pakt mes Ballës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani në mënyrë që mos të bëjë emërime në polici pa parë se kush është i përfshirë në përgjime me grupet kriminale.

“Nëse ka një dosje shumë të rëndësishme ku përfliten zyrtarë politike por edhe zyrtarë policie është metamorfoza. SPAK-u është i vetëm në hetimin e dosjes. Frika për dekonspirim dhe nxjerrjen e informacionit ka bërë që SPAK të ngujohet aty me 2-3 prokurorë të BKH.

Do ketë të arrestuar, emra të përveçëm. Nëse sot Balla nuk bën dot emërime, ka një pakt mes tij dhe Dumanit për të parë se kush nuk janë të përlyer. Kur ui pyesim prokurorët, thonë nuk po dallojmë dot kush është krimi dhe kush është polici”- tha gazetarja.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 02/02/2024 09:42

    Kesaj debiles do ju sekuestruar pasuria Nga i beri kjo gjith ate pasuri Hajdute qelbur

    Përgjigju
  • Pena: 02/02/2024 09:14

    Vokshi dhe vokshiqet e tjere Jane bollat e korrupsionin dhe imoralitetit politiik ne vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë