ITALI - ‘Ata nuk duan që ta shohin më’, kjo është biseda e përgjuar në prill të 2025 mes dizenjatorit të arbitrave Gianluca Rocchi dhe supervizorit të VAR, Andrea Gervasonit mbi të cilin bazohet një pjesë e akuzës për pjesëmarrje në mashtrim sportiv që prokurori ka ngritur ndaj Rocchit.

Ky përemri ‘Ata’ nuk ka as emër e as mbiemër edhe pse nga telefenonata mes dy protagonistëve, hetuesit nënkuptojnë se dikush nga Interi në një takim në 'San Siro' në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë së 2 prillit, i kishin transmetuar Rocchit pakënaqësitë ndaj arbitrit Daniele Doveri që më pas pas u caktua të arbitrojë 3 ditë më vonë ndeshjen e kampionatit Parma - Inter, shkruan Gazzetta Dello Sport.

Gjatë bisedës shfaqet edhe një emër ‘Giorgio’, kjo bën që Prokuroria të ngrejë hipotezën se interisti që ka bërë ankesën ka qenë Giorgio Schenone, njeriu i klubit zikaltër përgjegjës për arbitrat. Gjykata në verën e 2025 vlerësoi se gjatë përgjimeve nuk mund të dilnin të tjera fakte dhe mohoi një shtyrje tjetër të hetimeve.