TIRANE- Ish-zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, është marrë ditën e sotme në pyetje nga policia. Konja dyshohet se është përfshirë në aferën ku po hetohet Ferdinand Poni.

Fatmir Konja po hetohet për periudhën kur ka qenë zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, ndërsa aktualisht është këshilltar për median i Presidentit Bujar Nishani.

Ferdinand Poni u mor dje në pyetje nga krimi ekonomik, pasi dyshohet se është përfshirë në një aferë korruptive.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)