TIRANE- Hetimet për miratimin e 17 lejeve ndërtimore të miratuara nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, ka hyrë në fazën e kryerjes së një ekspertimi tekniko-juridik për të mësuar nëse në këtë leje ndërtimore është shkelur ligji. Vendimi për caktimin e një eksperti inxhinier, është marrë pak ditë më parë nga prokuroria e Tiranës, ku kjo e fundit i ka bërë një sërë pyetje të cilat pritet që eksperti t’i japë përgjigje në aktin e ekspertimit përfundimtar që do i dorëzojë prokurorisë së Tiranës.
Një ndër pyetjet që kërkon përgjigje nga eksperti është dhe ajo që ka të bëjë me dy planet urbanistike që i është referuar ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, për miratimin e 17 lejeve ndërtimore.
/Shqiptarja.com
Një ndër pyetjet që kërkon përgjigje nga eksperti është dhe ajo që ka të bëjë me dy planet urbanistike që i është referuar ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, për miratimin e 17 lejeve ndërtimore.










