TIRANE- Kur duhen dhe tre ditë nga përfundimi i afatit 15 ditor të qëndrimit në burg të dy kushërinjëve Klodian dhe Sajmir Gjozi, të dyshuarit e vetëm për vrasjen e bankierit Artan Santo, prokuroria e Tiranës i është drejtuar me një kërkesë laboratorit të Ushtrisë, për të kryer ekspertizën e blozës së gjetur në duart e dy të ndaluarve. Burime pranë grupit hetimor thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se kërkesa i është drejtuar pak ditë më parë specialistëve të laboratorit të Ushtrisë, të cilët kanë mjetet dhe teknikat për të qartësuar nëse bloza e konstatuar në duart e Klodian dhe Sajmir Gjozi, i përket mbetjes së barutit apo ndonjë procesi djegës tjetër siç është saldimi që pretendohet dhe nga dy të dyshuarit.
/Shqiptarja.com

VIDEO










