Hetimet për korrupsion, Tebas sulmon Rubiales: Një gënjeshtar patologjik

Hetimet për korrupsion, Tebas sulmon Rubiales: Një gënjeshtar patologjik

Tebas dhe Rubiales

Futbolli spanjoll po kalon ditë jo të qeta mes hetimeve për korrupsion të krerëve më të lartë, përfshi ish-presidentin e Federatës Luis Rubiales.

Ky i fundit po hetohet si pjesë e ekipit që mori vendimin për zhvendosjen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite më 2020. Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i ka mirëpritur këto hetime dhe shfrytëzoi një mundësi tjetër për të goditur Rubiales, me të cilin është përplasur në disa raste gjatë viteve të fundit.

"Kam vite që denoncoj atë që po ndodh në Federatë dhe me disa drejtorë, jo të gjithë. Duhet të kishte ndodhur më herët dhe disa autoritete do të kishin marrë masat që duhej të merrnin me ankesat e bëra”, ka thënë fillimisht Tebas për Sport.

"Kam parë një përmbledhje (të Rubiales) dhe mendoj se është përcaktuar shumë mirë nga xhaxhai i tij Juan. Ai është një gënjeshtar patologjik. Ata që e njohin nga ne e kanë ditur këtë për një kohë të gjatë", tha Javier Tebas.

Tanimë Luis Rubiales është rikthyer në Spanjë dhe po hetohet në gjendje të lirë për korrupsion për përfitim, teksa numri i të arrestuarve për këtë çështje ka shkuar në pesë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak