Sulmet kibernetike, prokuroria: U bë nga një profil në dy rrjete sociale jashtë vendit! Informacionet e hakerave që u publikuan do sekuestrohen

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që po kryhen për sulmet kibernetike që Irani ka kryer ndaj sistemeve shtetërore online në vendin tonë. Prokuroria bën me dije se sulmi ndaj sistemit TIMS që menaxhohet nga ministria e Brendshme dhe sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare Shqipëri, po hetohen bashkë. Kjo pasi dy veprimet janë kryer me të njëjten tipologji dhe sulmi kibenretik ka ardhur nga i njëjti burim.

Në kuadër të hetimeve, sipas prokurorisë, në sistemet ku ka ndodhur sulmi, është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme, me qendër jashtë territorit të Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Prokuroria ka urdhëruar më 19 korrik të këtij viti, sekuestrimin e këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme, dhe si pasojë e këtij vendimi, kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari. Duke mos pasur akses, autorët e sulmit kibernetik, kanë hapur një faqe tjetër, e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur.

Për hetimet, prokuroria bën me dije se ka kërkuar ndihmë juridike në disa shtete.

'Prokuroria, në ushtrim të kompetencave të saj dhe në bashkëpunim të ngushtë me gjithë agjensitë ligjzbatuese dhe partnerët që asistojnë autoritetet shqiptare, ka kryer një sërë veprimesh hetimore duke përfshirë dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike në disa shtete. Po kështu, janë identifikuar të dhëna të ndryshme të nevojshme për hetimin për të cilat po punohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët.'- njofton prokuroria.

Ndërkohë sipas prokurorisë të dhënat e publikuara, informacionet dhe të dhënat policore të klasifikuara apo informacione dhe të dhëna të marra nga partnerët të klasifikuara, informacione mbi procedimet penale etj.., janë konsideruar nga Prokuroria si prova që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veprat penale në hetim dhe si veprime që cënojnë rëndë veprimtarinë e institucioneve shtetërore si dhe sigurinë kombëtare apo marrëdhëniet ndërmjet shtetasve.

Të dhënat e publikuara së fundmi përsa i përket informacioneve dhe të dhënave policore të klasifikuara apo informacioneve dhe të dhënave të marra nga partnerët të klasifikuara, informacione mbi procedimet penale etj.., janë konsideruar nga Prokuroria si prova që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veprat penale në hetim dhe si veprime që cënojnë rëndë veprimtarinë e institucioneve shtetërore si dhe sigurinë kombëtare apo marrëdhëniet ndërmjet shtetasve.

Sipas prokurorisë, postimi i këtyre të dhënave sekrete, jo vetëm cënon privatësinë e çdo individi, cënon Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, por janë edhe sekret hetimor në kuadër të hetimeve të ndërmarra nga organi procedues. Prokuroria thotë se do të sekuestrohet çdo e dhënë e publikuar apo që do të publikohet në vijim nga faqet objekt hetimi i procedimit penal në fjalë dhe në vijim bllokimin e publikimit të çdo lloj informacioni nga mediat e shkruara, audivizive, mediat online.

‘Për këtë arsye, për shkak të rëndësisë, qëllimeve dhe autorëve në shërbim të të cilëve  po ndodh ky veprim kriminal, për shkak të detyrimit ligjor për të mbrojtur të dhënat e çdo individi si edhe Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe si rrjedhojë për shkak të urgjencës dhe domosdoshmërisë për marrjen e një vendimi të menjëhershëm nga ana e Prokurorit, mbështetur në nenet 103, 208 e vijues, 304 të K.Pr.Penale nga ana e Prokurorisë u vendos: Sekuestrimi i të dhënave të publikuara dhe atyre që do të publikohen në vijim nga faqet objekt hetimi i procedimit penal në fjalë dhe në vijim bllokimin e publikimit të çdo lloj informacioni nga mediat e shkruara, audivizive, mediat online. Për zbatimin e këtij urdhëri u ngarkua Njësia “C” Hetimi i Krimeve Kibernetike e Drejtorisë Vendore të Policisë së Shteti, Autoriteti i Mediave Audiovize (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të cilët, duhet të grumbullojnë gjithë informacionin e tanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi si edhe të urdhërojnë ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, kjo konform nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, nga mediat audiovizive, të shkruara dhe online, si edhe në rrjetet sociale apo të çdo forme të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi.’- njofton prokuroria.

Ky vendim, arsyeton prokuroria, është ndërmarrë në ushtrim të kompetencave të saj, duke synuar gjithashtu edhe pengimin e ardhjes së pasojave të mëtejshme të këtij veprimi kriminal.

'Sqarojmë së një vendim i tillë, nuk ka për qëllim pengimin e veprimtarisë së Medias por është kryer në kuadër të një procedimi penal ku publikimi apo shumëfishimi mediatik i informacioneve të klasifikuara dhe sensitive (që është në vetvete qëllimi kriminal i këtij sulmi), informacione këto të vjedhura, do të cënonte rëndë si ecurinë e hetimeve, ashtu dhe sigurinë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërië. Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe janë në vijim duke garantuar se Prokuroria Shqiptare është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.’- njofton prokuroria.

Një ditë më parë prokuroria vendosi ndalimin e publikimit në media të çdo të dhënë, e cila është botuar nga autorët e sulmit kibernetik. Në rast shkelje të këtij vendimi, do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal. 

Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë, ndërsa rikthimi në normalitet i të gjitha shëbrimeve u bë pas 4 javësh. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori