TIRANË- Policia e Shtetit thotë se është në rrugë të mbarë në lidhje me hetimet për gjetjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Teksa kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga zhdukja e 40-vjeçarit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha sot se policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për të zgjidhur këtë çështje.
‘Sot jemi për një çështje tjetër me madhore, por do t’ju përgjigjem shkurt. Absolutisht policia e shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin.’- tha Rrumbullaku.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Në harkun kohor të 4 muajve, policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK.
Një efektiv policie Jeton Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.
Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
20.1%
-
Jo
74.3%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2464
Lajme të tjera
-
'Rrisim sigurinë publike e rrugore përmes sistemit të kamerave e inteligjencës artificiale', Balla në Komisariatin e Kamzës: Do ndjekim persona me aktivitet kriminal
22 Shtator, 16:17
-
Rrumbullaku takohet me ambasadoren e Francës, në fokus bashkëpunimi kundër krimeve ndërkombëtare
21 Shtator, 15:31
-
Dy plumba policit në Tiranë, 20 mijë euro për informatorin e Klered Bozhanaj! Pasi u qëllua efektivi kërkoi ndihmë në lokal
21 Shtator, 10:00
-
‘GDF’ mbyll misionin e monitorimit nga ajri në Shqipëri! 185 orë fluturime, Në 2023 u asgjësuan rreth 300 mijë rrënjë kanabis sativa
19 Shtator, 12:48
-
Një vit i zhdukur, familjari i Ervis Martinajt dorëzon në SPAK kodet e aplikacionit 'SKY' që përdorte 'mbreti' i lojrave të fatit
18 Shtator, 17:20
-
Vetingu i policisë, AMP nënshkruan marrëveshje me Institutin e Mjekësisë Ligjore për testin e drogës
18 Shtator, 15:21
-
Duke u ngjitur në shkrepat e maleve, efektivët në aksion për zbulimin e drogës! Policia bën bilancin: U asgjësuan 7287 bimë narkotike në 4 qarqe
17 Shtator, 13:59
-
Shkarkohet shefi i komisariarit në Delvinë! Arrestohen 3 policë në Vlorë e Fier! Pezullohet drejtori i stacionit Velipojë dhe 3 efektivë, 'nuk panë' drogën
16 Shtator, 20:59
-
Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE-së për operacionet e FRONTEX, Balla: Të marrim rol kontribuues për sigurinë në rajon
15 Shtator, 14:32
-
Balla takon homologun italian Piantedosi: Në fokus lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës
15 Shtator, 10:39
-
U vuri zjarrin barishteve por u dogjën sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan
13 Shtator, 15:21
-
'Land Rover'-i përplaset me makinën e policisë në Fier, plagosen tre efektivë
11 Shtator, 18:09