LEZHË- Teksa po heton për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se në arratinë e tij në vend të paditur, e ka ndihmuar një agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, tashmë i arrestuar. Jeton Lami 28 vjeç nga Tirana, i është dhënë masa 'arrest me burg' nga Gjykata e Kurbinit për veprën penale të 'shpërdorimit të detyrës', masë e caktuar më 23 gusht.

I arrestuari është punonjës policie, agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Prokuroria e Kurbinit i ka nisur hetimet për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të Ervis Martinaj se kanë humbur prej disa kohësh çdo kontakt me të.

Në një njoftim zyrtar, policia thotë se nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari duke qenë punonjës policie ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar. Pra, Jeton Lami përveçse ka mbajtur kontakte me të shumëkërkuarin edhe është bërë shofer i tij duke e ndihmuar në arrati. Dëshmia e tij pritet të jetë kyçe për të zbuluar vendndodhjen e Ervis Martinajt. Në qytetin e Shkodrës, Laçit, Vlorës, Durrësit e Tiranës janë kryer mbi dhjetëra kontrolle, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj. Ndër pistat e hetimit është ajo e rrëmbimit të personit nga grupet rivale kriminale të Ervis Martinaj.

Report Tv mëson se Lami është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Lami e ka shoqëruar me makinë në datën 7 gusht 2022. Martinaj më pas është larguar nga hoteli duke lënë të vetëm efektivin Lami. Pas kësaj dite ai ka humbur kontaktet me Martnajn dhe nuk dihet se ku ndodhet. Ai ka humbur kontaktet më datë 8 gusht, ditë që përkon edhe me denoncimin e xhaxhait të Martinajt, që ka humbur kontaktet me nipin. Mësohet se hetuesit kanë siguruar edhe pamje të tjera ku Martinaj duket me një vajzë dhe efektivin e policisë.

Mendohet se zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Dumani e akuzonte se Martinajt e kishte urdhëruar të vriste Indrit Doklen për 500 mijë euro dhe se kishte marrë paradhënie 100 mijë euro, por shënjestra nuk u eliminua pasi për të penduarin e drejtësisë, objektivi nuk ishte i lehtë për tu ekzekutuar.

Polica njofton se efektivi Lame është zbuluar pas hetimeve që po kryejnë pas denoncimit që ka bërë familjari se Ervis Martinaj është zhdukur. Rreth dy javë më parë, xhaxhai, Faik Martinaj, ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin. Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj. Report Tv ka mësuar se hetimet po përqendrohen brenda kufijve të vendit ku dyshohet se Martinaj fshihet prej disa muaj që nga operacioni “Plumbi i Artë” .

Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi.

Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje. Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për ta vrarë, ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro. Kujtojmë se Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
DETAJET/ Efektivi i policisë shoqëroi Ervis Martinajn në një hotel në Durrës, u kap nga kamerat e sigurisë! Prezente dhe një vajzë

1660207562_5bf2b7300cc01ervismartianj1001.jpg

Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i efektivit Jeton lami, pasi dyshohet se ka ndihmuar Ervis Martinajn të arratiset. Report TV mëson se Lami është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Lami e ka shoqëruar me makinë në datën 7 gusht 2022. Martinaj më pas është larguar nga hoteli duke lënë të vetëm efektivin Lami. Pas kësaj dite ai ka humbur kontaktet me Martnajn dhe nuk dihet se ku ndodhet. Ai ka humbur kontaktet më datë 8 gusht, ditë që përkon edhe me denoncimin e xhaxhait të Martinajt, që ka humbur kontaktet me nipin. Mësohet se hetuesit kanë siguruar edhe pamje të tjera ku Martinaj duket me një vajzë dhe efektivin e policisë.

Ora 10:34
U ndihmua të arratisej nga agjenti i policisë pas dëshmisë së Dumanit! I penduari i drejtësisë: Martinaj, gati të më paguante 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen

1660209262_1652985275dumanimartinajdokle.jpg

Ervis Martinaj, Nuredin Dumani dhe Endrit Dokle

Ervis Martinaj u ndihmua nga Agjenti i Operacionales Jeton Lami, të arratisej pas 'zbërthimit' të Nurdin Dumanin në SPAK. Jeton Lami u arrestua ditën e sotme nga policia e Lezhës.

Në maj të këtij viti Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili e akuzonte se ka porositur vrasjen e Indrit Dokles.

500 mijë euro do paguante Martinaj për të hequr qafe Doklen. Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumcës 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Gjithashtu Nuredini shpjegon se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle. SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”. Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u  fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim./Shqiptarja.com

Ora 10:30
Efektivi ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, ja kur e transportoi me makinë për t'i shpëtuar drejtësisë

1660211566_1200630ervismartinaj768x4321768x405.jpg

Ervis Martinaj është ndihmuar të arratiset nga efektivi i Policisë, Jeton Lami, pas dëshmisë që ka dhënë në SPAK i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Dumani ka treguar se Ervis Martinaj ishte gati ta paguante 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.

Ora 10:19
U ndihmua të arratisej nga efektivi i policisë/ Kush është Ervis Martinaj, ish ‘mbreti' i lojërave të fatit në Tiranë! Përfshirja në vrasjen në ish-bllok dhe ‘lidhja’ me Shullazin

1660207801_Screenshot1.jpg

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Ai u arrestua për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku edhe vetë ai mbeti i plagosur ndërsa miku i tij, Fabjol Gaxha, u vra, dhe u lirua pas shtatë muajsh në qelinë e burgut 302, në maj të vitit 2019, nga gjyqtari Artan Gjermeni, dhe një muaj më pas edhe me vendim të Gjykatës së Apelit që "vulosi" lirinë e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra. Treshja e gjyqtarëve të Apelit Flutura Skënderi, Gramoz Levanaj dhe Artur Gaxha, vendosën që Martinaj të vijojë të qëndrojë i lirë gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të çështjes. Ndërkohë që prokurori i çështjes kishte kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në maj 2019 Ervis Martinaj është liruar nga paraburgimi 302 në Tiranë pasi prokuroria nuk është në gjendje të mbajë për një kohë të gjatë të izoluar për shkak se akuza nuk kishte provat e mjaftueshme, që do të përligjnin mbajtjen e Martinaj në qeli. Këtë argument dha gjyqtari Artan Gjermeni, i cili në 3 maj 2019 vendosi të zëvendësojë masën e sigurimit për Martinaj nga “arrest në burg” në lirimin e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra. Për këtë ngjarje në prill 2021 Ervis Martinaj dënohet nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 8 muaj burgim, ndërsa në Apel ende s’ka vendim.

Në shkurt 2020 Operacioni Forca e Ligjit vendosi në sitë pasuritë e tij.  Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kasino "King Casino", të themeluar në vitin 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”. Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”, e cila është aktive, por jo më për bastet sportive por për shërbime të tjera.

Po ashtu, në emër të babait të tij, pas rezultuar edhe një biznes me këmbimin valutor "Mati Union". Ndërsa kazinotë dhe kompania e basteve u mbyllën pas nisjes së operacionit të policisë "Fundi i Marrëzisë". Në kulmin e këtij aksioni, në tetor 2013, Martinaj u denoncua se kishte kërcënuar shefin e repartit “Shqiponja” në Tiranë, pas bllokimit të rreth 400 makinetave të lojërave të fatit në një magazinë që zotërohej prej tij.

Në mars 2017, dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda në atë kohë se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit. Pas refuzimit të tij, Beqja deklaroi se Martinaj e kishte kërcënuar. Prokuroria deklaroi se kishte nisur hetime për të dyja rastet, por Martinaj nuk u penalizua për asnjërën.

Ervis Martinaj themeloi tre kompani të lojërave të fatit mes viteve 2011-2013, ndërkohë, është proceduar në disa raste për organizim të lotarive të palejuara, në tetor 2013 dhe tetor 2014. Në një nga kompanitë e Ervis Martinajt, "King Casino", e pezulluar, figuron edhe emri i një prej personave që Operacioni Forca e Ligjit i kërkoi po sot, ashtu si Martinajt, të vetëdeklarojë pasurinë. Valentino Kaçorri, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh, në këtë kompani të Martinajt, figuronte anëtar i Këshillit të Mbikëqyrjes në "King Casino", të mbyllur prej vitesh. 

Majin e kaluar Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili e akuzonte se ka porositur vrasjen e Indrit Dokles. 500 mijë euro do paguante Martinaj për të hequr qafe Doklen. Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumcës 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro./Shqiptarja.com