TIRANE- Vetëm dy muaj pas nisjes së hetimeve lidhur me abuzimet e farmacive me skemën e rimbursimit të ilaçeve, njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranë ka zbuluar edhe 28 farmaci që kanë abuzuar me ketë skemë. Këto farmaci janë evidentuar gjatë verifikimeve hap pas hapi, ndërkohë që sipas drejtuesve të Fondit të Sugurimeve Shoqërore, në skemën e abuzimit kanë qënë vetëm 4 farmaci.
Grupi hetimor konfirmon se aktualisht janë sekuestruar një sërë praktikash në lidhje me skemën e rimbursimit ndër të cilat janë 28 farmaci të dyshuara të përfshira në këtë skemë dhe mbi 600 receta fiktive pjesa më e madhe e tyre me ilaçe të sëmundjeve të rënda kancerogjene.
/Shqiptarja.com