Pasi SPAK goditi sërish në oborrin e kryeministrisë, këtë herë duke hetuar tenderët disa milionësh të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e la në arrest shtëpie drejtuesen e saj, Mirlinda Karçanaj, kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë duke i cilësuar të hatashme akuzat që rëndojnë ndaj saj.
“E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jetësimin e vizionit tonë qeverisës për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqipërisë, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën nje mase sigurie me një akuze te hatashme, per te cilen duhet pritur me durim vetem nga drejtesia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret e çorbës politike mediatike, që të dalë dalja deri në fund e vërteta e saj ciladoqoftë ajo”, tha Rama.
Podcastin e përjavshëm e nisi pikërisht me dosjen e AKSHI-t dhe akuzat që rëndojnë mbi Karçanajn, ndaj të cilës tha se nuk duhet të zhvillohet një gjyq publik. Kryeministri nuk i kurseu publikisht as mirënjohjen për punët e mira që drejtuesja e AKSHI-t tha se ka bërë. Rama citoi raportin e fundit të bankës Botërore, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e 14-të për qeverisjen digjitale.
“Falë saj dhe skuadrës së AKSHI-it, ku punojnë pa orar plot vajza e djem të talentuar të botës së re të teknologjisë, këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të në vendin e 14-të, mes gjithë atyre vendeve, duke lënë pas pikërisht falë punës e vullnetit për ta vënë teknologjinë e re në shërbim të publikut dhe të zhvillimit të Shqipërisë. Pa diskutim nuk justifikon absolutisht asnjë shkelje të ligjit që pretendohet se ka ndodhur në aktivitetin e AKSH-it, gjë që mund të na e thotë vetëm procesi gjyqësor, por nga ana tjetër e gjithë zhurma histerike e 700 tenxhereve të çorbës politike mediatike, nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të Shqipërisë, në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t”, tha Rama.
Për pjesët e publikuara nga dosjet hetimore që ngrenë dyshime për abuzime me fondet publike, Rama i kujtoi SPAK-ut se janë në kundërshtim me ligjin.
“Zhurma e 700 tenxhereve politike mediatike, ku ziejnë me presion të lartë informacionet e marra në shkelje të ligjit nga kujdestarët e dosjeve e të veprimeve hetimore, nuk la asfare vend për lajmet e mira. Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike dhe histerike, nuk e mund dhe nuk e përul dot as në moralin e luftës kundër korrupsionit, Shqipërinë e Reformës në Drejtësi, Shqipërinë e Pavarësimit të Drejtësisë nga Pushteti Politik, Shqipërinë e qeverisur nga forca e pasionit dhe vullnetit shtetndërtues, ku për herë të parë në histori, një parti në pushtet i hap rrugen drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin deri dje të ndaluar të pushtetit politik, përfshirë edhe pjesën e saj në atë oborr”, tha Rama.
Me urdhër të SPAK, më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tenderët. Ndaj Karçanajt u vendos masa e “arrestit në shtëpi”, nën akuzë nga SPAK për “shkelje e barazisë në tenderë”.
Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama:
"Banka Botërore ka publikuar GovTech Maturity Index 2025, ose e thënë shqip, raportin që njëherë në 2-3 vite vlerëson 197 vende të botës për nivelin e transformimit digjital të sektorit publik. E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jeësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqipërisë, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën një mase sigurie me një akuze te hatashme, për te cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret e çorbës politike mediatike, që të dalë dalja deri në fund e vërteta e saj cilado qoftë ajo.
Por unë di po ashtu, që falë saj dhe skuadrës së AKSHI-it, ku punojnë pa orar plot vajza e djem të talentuar të botës së re të teknologjisë, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh, krahasuar me vitin 2022 kur ka dalë raporti paraardhës i Bankës Botërore për qeverisjen digjitale.
Këtë herë, jo vetëm vijojmë të renditemi në Grupin A – i quajtur grupi me Maturitet të Lartë, ku kemi 0.939 pikë nga 1 që është maksimumi, por falë një rritjeje të ndjeshme, krahasuar me raportin paraardhës, ku kishim 0.752, këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të në vendin e 14-të, mes gjithë atyre vendeve, duke lënë pas pikërisht falë punës e vullnetit për ta vënë teknologjinë e re në shërbim të publikut dhe të zhvillimit të Shqipërisë, vende me emër të madh, si Danimarka, Singapori apo Mbretëria e Bashkuar, e me radhë.
Ky është një raport objektiv dhe profesional, i cili vlerëson katër fusha kryesore, që mbulojnë sistemet bazë qeveritare, shërbimet publike online, angazhimin digjital të qytetarëve dhe faktorët mundësues institucionale e ligjorë, dhe pa diskutim nuk justifikon absolutisht asnjë shkelje të ligjit që pretendohet se ka ndodhur në aktivitetin e AKSH-it, gjë që mund të na e thotë vetëm procesi gjyqesor, por nga ana tjetër e gjithë zhurma histerike e 700 tenxhereve të çorbës politike mediatike, nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të Shqipërisë, në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t, që mund ta verifikoni lehtësisht përmes linkut të raportit.
Në episodin e fundit të sezonit të 5-të të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama renditi dhe njëherë të gjithë progresin e bërë nga qeveria për Shqipërinë duke nisur nga hapja e të gjithë grupkapitujve për anëtarësimin drejt Bashkimit Evropian. Rama tha se “700 tenxheret politike mediatike”, referuar këtu opozitës, nuk mund t’i zhbëjnë kurrsesi këto rezultate.
“Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, ku linçohen njerëz e familje pa asnjë gajle, për lloj-lloj arsyesh të mosarsyes, nga gjobat e portalexhinjve tek ligësitë e poterexhinjve dhe mllefet e pallavraxhinjve, nuk e mund dhe as nuk e zmbraps dot kurrësesi Shqipërinë e të gjithë kapitujve të hapur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian; Shqipërinë Turistike me aeroportin kryesor të rajonit, që për të disatin vit edhe këtë vit, ka lënë mbrapa aeroportin historikisht kryesor në Ballkan, atë të Beogradit; Shqipërinë e transformimit digjital dhe të rritjes së qëndrueshme ekonomike, ku paga mesatare ka arritur tanimë në 830 euro; Shqipërinë e transformimit epokal të infrastrukturës, ku kantiere të reja hapen çdo vit, qoftë për arteriet e mëdha të vendit e qoftë për ato të voglat; Shqipërinë e sovranitetit energjetik, e cila brenda këtij mandati të katërt do të jetë eksportuese neto e energjisë dhe s’do të paguajë më asnjë qindarkë për të blerë energji jashtë vendit; Shqipërinë e rilindjes së industrisë ushtarake, e cila do të mikpresë Samitin e Natos në 2027 dhe do ta mbrojë atë ditë qiellin me dronet e prodhuar në vendin tonë.
Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike dhe histerike, nuk e mund dhe nuk e përul dot as në moralin e luftës kundër korrupsionit, Shqipërinë e Reformës në Drejtësi, Shqipërinë e Pavarësimit të Drejtësisë nga Pushteti Politik, Shqipërinë e qeverisur nga forca e pasionit dhe vullnetit shtetndërtues, ku për herë të parë në histori, një parti në pushtet i hap rrugen drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin deri dje të ndaluar të pushtetit politik, përfshirë edhe pjesën e saj në atë oborr. Kjo Shqipëri, Shqipëria ime, Shqipëria juaj, Shqipëria e atyre që sot janë fëmijë dhe që meritojnë një vend të sundimit të ligjit dhe jo të sundimit të llumit, nuk do të mundet e as do të përulet dot nga Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, që nuk duan drejtësi për Shqipërinë, po duan destabilizim, duan rrëmujë, duan shkatërrim në dëm të Shqipërisë, nuk duan drejtësi me ligj po hakmarrje me llum, nuk duan drejtësi po vetëgjyqësi, linçime, poshtërime. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtesinë që i ka munguar këtij shteti qysh në lindjen e tij, 100 e kusur vjet më parë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim organet e drejtësisë me gjithçka kemi në dorë për të bërë detyrën e tyre dhe do të mbetemi garantët e palëkundur të Reformës në Drejtësi, e të pavarësisë së drejtësisë nga politika, duke vazhduar të mbetemi zëri dhe forca më e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë që askush tjetër nuk e mbron dot si ne, nuk e ndryshon dot si ne, nuk e bën dot siç do ta bejmë ne, Shqipërinë në Bashkimin Europian”, tha Rama.
Komente












Ço ujë te shtëpitë e vlonjateve e leri pordhkastet, me ato kufje mos te duket vetja si Quincy Jones?
PërgjigjuFal gjithve ju,me ty ne krye,Shqiperia po njeh nje korrupsion mafioz te hatashem
PërgjigjuKa njerèz, jo nè lartèsinè e kèrkuar tè shèndetit mendor natyrisht, qè "besojnè" pèr vetveten se nuk janè fare nè kètè botè. Kur i dègjon duke folur, ndjen keqardhje pèr NIVELIN E HATASHÈM TÈ DEGRADIMIT. Ka prej tè prekurve nga kèto simptoma, qè gjèra tè tilla, i thonè pa teklif dhe pa ndonjè kusht domethènès qè u shèrben si buton pèr fillimin e tyre. Tè tjerè pastaj,,,kanè momentin e vèrjes sè kufjeve nè kokè. Èshtè momenti nevealgjik personal,,,momenti kur flasèn me subkoshiencèn,,ai "momenti magjik" ,ku SPAK nuk èshtè krijuar ende dhe rrumpalla lulèzon. Edvin Rama èshtè nè hall. Le t,ia heqè dikush ato kufje nga veshi dhe ta ndihmojè tè kuptojè aktakuzèn e rèndè tè prokurorisè sè posaçme. Nuk e ndihmon dot mè askush, as Saliu dhe Ben Qimet. Realiteti pa ato kufjet e dalldisè, èshtè njè tjetèr,,koha e hajdutèrisè pa mè tè voglèn vrasje ndèrgjegjeje KA MBARUAR. Njè kohè e re po troket pèr shqiptarèt.!!!
PërgjigjuMire qe bejne namin duke vjedhur, por kta skane as turp. Njerez te tille te vrasin naten e te qajne diten.
PërgjigjuMë kujton Fabulën e "Mbreti Lakuriq"?!!
PërgjigjuHall i madh te ka zene o derezi!
PërgjigjuPas kēsaj që paskan bēr për digjitalizimin e shqipëris,nuk duhen hetuar për dyshimet që ka SPAK?...Z.kryeministër,po tē rrëzohet pjes,pjes kështjella jote prej kashte.
Përgjigju