Dosja e SPAK për privatizimin e fabrikës 'Buka', GJKKO pezullon për 1 vit procesin gjyqësor derisa të kapet ish-ministri Ahmetaj

Dosja ndaj Arben Ahmetajt për privatizimin e fabrikës ‘Buka’ do të duhet të presë për një vit para se të gjykohet nga GJKKO.  Ka qenë vetë Gjykata e Posaçme e cila ka vendosur këtë të premte që të pezullojë për një vit gjykimin ndaj ish zv. kryeministrit Ahmetajt për shkak se ky i fundit është në arrati.

Sipas Gjykatës nenet 332 dhe 352 të Kodit të Procedurës Penale detyrojnë që i pandehuri të ketë marrë dijeni për nisjen e gjykimit dhe për shkak se nuk provohet marrja dijeni e Arben Ahmetajt procesi do të duhet të pezullohet. GJKKO gjithashtu konstatoi se avokatët e tij nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces pasi janë të pajisur vetëm me një prokurë të përgjithshme.

Si rrjedhojë procesi gjyqësor për dosjen Buka pezullohet maksimalisht një vit, ndërsa policia urdhërohet të vijojë kërkimet për Ahmetajn. Nëse ky i fundit nuk gjendet edhe pas 365 ditësh atëherë gjykimi sipas procedurës nis në mungesë.

Arben Ahmetaj akuzohet se cilësinë fillimisht të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave shkeli legjislacionin në fuqi, një vendim të Gjykatës Kushtetuese, një vendim të Gjykatës së shkallës së Parë dhe një tjetër të Gjykatës së Apelit Tiranë, 2 vendime në shkallë të parë dhe në apel të Gjykatës Administrative në procesin e privatizimit të fabrikës ‘Buka’, dosje për të cilën SPAK e akuzën për shpërdorimit të detyrës.

 

Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, SPAK rendit një sërë shkeljesh që janë bërë me dashje nga Ahmetaj, për privatizimin e Buka e cila sot njihet si qendra tregtare “Emerald”, që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi. 

Edhe pse trashëgimtari legjitim i pronës prej 7680 m2 në tokën gjithsej prej 30 mijë metrave katrorë në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku ndodhej edhe fabrika Buka me 6370 m2 e saj, ia kujtonte vazhdimisht me shkresa vendimet e gjykatave Ahmetaj asnjëherë nuk e ndali procesin e ankandit kur në fundore përfitoi biznesmeni Lirim Fezollari, me të cilin sipas SPAK kishte njohje të gjatë.

Më 7 dhjetor SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen në ngarkim të ish-zëvendës kryeministrit. 

Ish-zv.kryeministri, ndodhet në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dy procedimeve të mëparshme të bashkuar në një të vetëm, për “Fshehje të pasurisë",  “Korrupsion pasiv" dhe “Pastrim parash”. Atij i janë sekuestruar disa pasuri dhe prona dhe një pjesë e tyre dyshohet të jenë vënë falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri që ndodhen po ashtu në kërkim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shiu: 16/02/2024 16:36

    Efekti Blinken.

    Përgjigju
  • format tjeter: 16/02/2024 14:04

    Tani policia e di ku ndodhet ka shpi te ofruar nga comuna Lugano adresen ja nxorri gruja qe lobon per ti nxjerre pafajsin me leket qe i ka rrjepur popullit ky pusht .Ka hap dhe kompani konsulence gruja dhe kunata 2-EE me leket e inceneratorve. Turp turp turp per policine

    Përgjigju
  • andon ledhi: 16/02/2024 13:47

    E pask marre Rama mesazhin e Ahmetjat nga intervista te syri. Sa e mire kjo drejtesia e pavarur.

    Përgjigju
  • ali baba me 40 hajdutet: 16/02/2024 10:46

    E po qe se Ahmetaj fiton (me 99% e ka fituar) gjygji nuk behet kurre !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë