Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës. Ndaj Ahmetajt është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë, teksa ish-numri dy i qeverisë ndodhet prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Elbasanit dhe pasurinë e pajistifikuar.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimin për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari, i cili sipas SPAK, edhe përfitoi nga privatizimi në kohën kur Ahmetaj ishte ministër i Financave. Por vetëm këtij të fundit i është komunikuar akuza përmes avokatit të tij.
Dyshohet se mes Ahmetajt dhe biznesmenit ka pasur marëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a”. e ndodhur në një nga pikat më të lakmuara të Tiranës. Lidhur me këtë procedurë paraardhësi i Ahmetajt Shkëlqim Cani e kishte refuzuar, teksa ky i fundit është pyetur nga SPAK lidhur me këtë çështje muaj më parë. Prona prej mijëra metrash katror i është njohur prej vitit 1994 nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit, familjes Myderzi.
Por përmes një procedure ankandi të hapur në 2014 dhe që kanë vijuar më pas ankande e procedura të tjera deri në 2022, përfitues i aksioneve shtetërore të kompanisë është bërë biznesmeni Lirim Fezollari. Ish-zv.kryeministri, ndodhet në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dy procedimeve të mëparshme të bashkuar në një të vetëm, për “Fshehje të pasurisë", “Korrupsion pasiv" dhe “Pastrim parash”. Atij i janë sekuestruar disa pasuri dhe prona dhe një pjesë e tyre dyshohet të jenë vënë falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri që ndodhen po ashtu në kërkim.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 643
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Operacioni ICARO, SPAK jep detajet zyrtare: 40 persona nën hetim, telefonat e enkriptuar zbuluan organizatën e narkotrafikut
21 Janar, 16:51
-
Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë, SPAK kërkon burg përjetë për Fran Marashin
21 Janar, 16:24
-
Shkarkoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK! Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)
21 Janar, 15:55
-
Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
21 Janar, 15:31
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë, Behar Bajri kërkon largimin e gazetarëve: Më kanë paragjykuar
21 Janar, 15:06
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
O Ben Tigri prej letre do lash dhe ... e militantve ordiner injorant hashazhinj spiuna qe solle ne tatime dhe dogana tani o plehre kazaveve.yyyyt rrac e keqe
Përgjigju