TIRANE - Teksa autoritet e Malit të Zi njoftonin në datën 5 qershor 2014 për bllokimin e një kontinjeri me 250 kg kokainë dhe që brenda tij ndodhej një sasi e konsiderueshme bananesh të porositura nga kompania shqiptare “Rrapo Company”, policia dhe prokuroria Shqiptare kanë nisur verifikimet.
Në këto verifikime kanë qënë dhe inspektorë të Tatim-Taksave dhe Doganave të cilët së bashku me prokurorët kanë kryer një kontroll fizik në magazinën e shtetasin Dritan Rrapaj. Njëherësh ky i fundit dhe disa prej puntorëve të tij janë marrë në pyetje nga specialistët e antidrogës në Fier. Pavarësisht dyshimeve të prokurorëve, administrator Rrapaj dhe puntorët nuk kanë pranuar implikimin e tyre në trafikun e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.
Fillimisht u mendua se lënda narkotike e bllokuar në Malin e Zi, nuk kishte destinacion Shqipërinë, por në fakt pas arrestimit të shtetasit Kolumbian në aeroportin e Rinasit, këto dyshime janë rrëzuar. Tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për të zbulur këtë grup kriminal, që ka shtrirje nga Amerika Latine deri në Shqipëri dhe më konkretisht, baza e tij ndodhet në Fier.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com