Pas lajmit se Prokuroria e Kosovës po heton pronarin e spitalit amerikan në Tiranë për pastrim parash dhe fshehje tyë ardhurash ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ai shprehet se Klodjan Allajbeu është i prekshëm në Kosovë, ndryshe nga Shqipëria.
Klodi qenka i prekshëm në Kosovë! Atje ku ka administratë tatimore, ku kontrollohen faturat, hyrjet e daljet, bilancet e spitaleve e spitalit të këtij!, shkruan Braçe në rrjete sociale.
Klodjan Allajbeu së bashku Ekrem Llukën Korab Llukën dhe të tjerë akuzohen se kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.
Lajmi kryesor: