Prokuroria e Kosovës heton Klodian Allajbeun e 'Spitalit Amerikan' e të tjerë! Akuzohen për pastrim të miliona eurove, falsifikim dokumentesh, dërgim i parave jashtë e blerje pronash

PRISHTINE- Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allajbeun pronar i “American Hospital Kosova” dhe Spitalit Amerikan në Shqipëri me Igli Larashi si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj po akuzohen se kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës. Klodian Allajbeu është dhe pronar i Spitalit Amerikan në Shqipëri.

Gjithë këto veprime, pesë të akuzuarit ngarkohen se i kanë bërë kur e kanë kuptuar se po hetohen nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.

Website kosovar “Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila jep detaje se si këta pesë persona kishin prezantuar fatura dhe dokumente me subjekte që nuk ishin të regjistruara me qëllim që të legjitimonin transaksionet bankare dhe të përfitonin mbi 3 milionë euro.

Edlira Malaj ngarkohet se ka falsifikuar dokumenti pasi si pronare e “Medbrand KS” kishe përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kishte dërguar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas Prokurorisë Malaj kishte përdorur dokumentin e falsifikuar kontratën për shitblerje në mes të “Medbrand KS” dhe “American Hospital Kosova” e lidhur më 23.10.2014 anipse “Medbrand KS”  nuk kishte qenë si subjekt i e regjistruar në atë kohë kur thuhet se është arritur marrëveshja.

Klodian Allajbeu aksionar në “American Hospital Kosova” dhe drejtori i këtij spitali, Igli Larashi akuzohen për falsifikim të dokumenteve pasi kishin përdorur dokumente të falsifikuara për shit-blerjen në vlerë prej 4, 703, 999, 98 (4.7 milion euro) të datës 23.10.2014 në mes të shitësit “Medbrand Ks” dhe blerësit “American Hospital Kosova” dhe të njëjtat dokument ia kishin prezantuar  Administratës Tatimore të Kosovës. Në kohën kur është nënshkruar marrëveshje për shit-blerje, sipas aktakuzës, “Medbrand KS” nuk ishte si subjekt i regjistruar.

Pika tjetër e aktakuzës i ngarkon Edlira Malajn, Igli Larashin dhe Korab Llukën i cili ishte përfaqësues i “Qendrës Kardiake të Kosovës” se kanë nënshkruar dokumente të falsifikuara dhe me përmbajtje të rreme. Ata ngarkohen se nënshkruan në  mars të vitit 2021 “Kontratë për cedimin e llogarive të arkëtueshme” të datës 23.12.2020 dhe e përdorën duke ia dorëzuar ATK-së, me qëllim të vënies në lajthim se kinse kishin nënshkruar para se AKT kishte filluar procedurat hetimore ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Malaj, Larashi dhe Lluka kishin kryer këtë veprim me qëllim të legjitimimit të mosdeklarimit të pagesës prej 1.572.842.00 (1.5 milionë) euro nga ana e “American Hospital Kosova” dhe Qendrës Kardiake të Kosovës”.

Veç kësaj, pika tjetër e aktakuzës e ngarkon Klodian Allajbeun, Edlira Malajn dhe Korab Llukën për nënshkrimin e dokumentit të falsifikuar dhe të rremë si “Aneks kontratë për cedimin e llogarive të arkëtueshme” të datës 22.03.2021 me qëllim të legjitimimit të mosdeklarimit të faturës mes “American Hospital Kosova” dhe “Qendrës Kardiake të Kosovës” në vlerë prej 1.572.842.00 (1.5 milionë) euro.

Pika tjetër e aktakuzës e ngarkon Edlira Malajn dhe Ekrem Llukën si pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” se në bashkërkeyrje kanë nënshkruar dokument të falsifikuar dhe të rremë dhe të njëjtin ia kanë paraqitur AKT-së me qëllim që ta vejnë në lajthim ATK-në se kinse shtirblerjen e pajisjesve nga “Qendra Kardiake e Kosovës” te “Medbrans Ks”.

Pika tjetër e aktakuzës e ngarkon sërish Edlira Malajn bashkë me Korab Llukën për nënshkrim të dokumenteve të flasifikuara dhe të rreme me qëlllim që ta vejnë në lajthim ATK-në me qëllim për të justifikuar mosdeklarimin e faturës në vlerë prej 1.572.842.00 (1.5 milionë) euro.

Klodian Allajbeu akuzohet se kishte përdorur tri dokumente të falsifikuara dhe i kishte dërguar në Policinë e Kosovës me qëllim të vënies në lajthim të Policisë dhe Prokurorisë  për blerje të pajisjeve nga “Medbrand KS” ne vlerë prej 4.703.999.98 euro, ishte marrë nga Bordi i “American Hospital Kosova” më 20 tetor 2014, edhe pse ishte në dijeni se me këtë datë “Medbrand KS” nuk ekzistonte si subjekt i regjistruar.

Pika tjetër i ngarkon sërish Edlira Malajn, Klodian Allajbeun dhe Igli Larashin, Ekrem Llukën dhe Korab Llukën se duke përdorë dokumente të falsifikuara arrijnë të realizojnë para të paligjshme në vlerë prej 3.482.000.00 euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës, pesë të akuzuarit, duke përdorur dokumente të falsifikuara arrijnë të maskojnë, të fshehin natyrën e burimit të vërtetë, t’i konvertojnë dhe transferojnë nga një llogari e biznesit në llogarinë e biznesit tjetër, në llogari personale brenda dhe jashtë Kosovës, për t’i marrë më vonë në posedim dhe shfrytëzim si para të ligjshme.

“Ashtu që e pandehura Edlira Malaj pasi themelon subjektin “Medbrand KS”, më 05.11.2014 se bashku me të pandehurin Klodian Allajbeu dhe Ekrem Llukën përpilojnë dokumentin e falsifikuar “Kontratë për shitblerje” datë 30.05.2014 sipas të cilit subjekti juridik “Medbrand KS” kinse dhe me qëllim të ekzekutojnë kontratën e lartëcekur gjatë vitit 2015 lëshojnë në qarkullim edhe dy fatura të falsifikuara të datës 24.07.2015 në vlerë 1.572.842.00 euro të lëshuar nga “Qendra Kardiake e Kosovës për “Medbrand Ks” dhe faturën e datës 27.07.2015 në vlerë prej 4.709.999.98 euro, të lëshaur nga “MEdbrand Ks” për American Hospital Kosova”, thuhet më tej në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, Malaj kishte përfituar shumën prej 3.131.158.00, ku pjesën më të madhe të këtyre mjeteve i transferon dhe i tërheq në Republikën e Shqipërisë si dividentë. Një pjesë të këtyre mjeteve i kishte transferuar na Austri në llogari të saj dhe të djalit të saj Rigers Malaj.

Kështu, aktakuza i ngarkon për shpëlarje të parave Klodian Allajbeun, Ekrem Llukën, Korab Llugën Igli Larashin dhe Edlira Malajn.

“Nga data 10.08.2015 në vazhdimësi deri në vitin 2023, subjektet juridike të pandehura 1. “Medbrand KS” Sh.p.k me person përgjegjës njëherit pronare Edlira Malaj, 2. “American Hospital Kosova” Sh.p.k me persona përgjegjës njëherit aksionar dhe përfaqësues ligjor Klodian Allajbeu dhe drejtor ekzekutiv Igli Larashi, 3. “Qendra Kardiale e Kosovës” Sh.p.k me persona përgjegjës njëherit pronar dhe përfaqësues ligjor Ekrem Lluka dhe Korab Lluka, duke përdorur dokumente të falsifikuara të përshkruara si në dispozitivin “I deri VII”, arrijnë të realizojnë të hyra ose para të paligjshme në vlerë 3,482,000.00 Euro, të cilat para pastaj me qëllim që të duken si të ligjshme, duke i përdorur dokumente të njëjta, arrijnë ti maskojnë dhe t’ia fshehin natyrën ose burimin e vërtetë dhe ti konvertojnë (të blejnë prona të paluajtshme), transferojnë nga një llogari e biznesit në llogarinë e biznesit tjetër, në llogari personale të pronarëve brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe ti shfrytëzojnë si para të ligjshme”, thuhet më tej në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, ata në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Shpëlarje e parave e përcaktuar në nenin 308 lidhur me nenin 40 dhe 81 të KPRK-së nr. 04/L-082 dhe lidhur me nenin 56 par.1 nën par.1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar në numrin e “Spitalit Amerikan”, mirëpo recepsionistja ka thënë se për të shtunën dhe të delen nuk mund të japin asnjë koment. Ka rekomanduar të kontaktojmë të hënën.

“Për sot e kanë përfunduar orarin e punës, vetëm të hënën prej orës 8 deri në orën 16 mund të flisni me dikë”, ka thënë një zyrtare në recepsionin e “Spitalit Amerikan”.

“Betimi për Drejtësi” ka thirre numrat e kompanisë së Ekrem Llukës dhe në kompaninë “Medbrand Ks” me pronare Edlira Malaj, por askush s’është lajmëruar për të komentuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale, e cila ka njoftuar një ditë më parë se pesë persona po akuzohen për shpëlarja parash e falsifikim të dokumenteve.

/BetimipërDrejtësi/

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
Hetimi ndaj Allajbeut të Spitalit Amerikan, reagon Erion Braçe: Klodi qenka i prekshëm në Kosovë, atje ku ka administratë tatimore dhe kontrollohen faturat

1734185033_Dr.KlodianAllajbeu.jpg

Pas lajmit se Prokuroria e Kosovës po heton pronarin e spitalit amerikan në Tiranë për pastrim parash dhe fshehje tyë ardhurash ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ai shprehet se Klodjan Allajbeu është i prekshëm në Kosovë, ndryshe nga Shqipëria. 

Klodi qenka i prekshëm në Kosovë! Atje ku ka administratë tatimore, ku kontrollohen faturat, hyrjet e daljet, bilancet e spitaleve e spitalit të këtij!, shkruan Braçe në rrjete sociale.

Klodjan Allajbeu së bashku Ekrem Llukën Korab Llukën dhe të tjerë akuzohen se kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 15/12/2024 12:47

    KU I GJETI LEKET TE BEJE SPITAL KY QEROS MORRACAK....PO TE HETONI DEL SALIU DHE ZENI PRONARE TE SPITALIT AMERIKAN ,,,KU HYN I GJALLE DHE DEL I VDEKUR....

    Përgjigju
  • Ethem Lalal: 15/12/2024 09:28

    Shët.shët..mos të preket Allajbegu se është MIKU,VLLAI ZENIT.Nëse do kishte drejtësi në Shqipëri nuk merrej dr.Kosovës.NDAJ NUK E HETOI KOMISIONI HETIMOR I K..VICËS A.VOKSHI. EDHE PS NUK KA LEVERDI TË NGATRROHET ME AMBASADËN AMERIKANE.Ndaj në këtë vënd është bërë KËRDIA ME PASURINË E ÇOPULLIT.Nuk dihet kush është pas ALLAJBEGUT..SALIU,SHEHU,VOKSHI APO GJITHË SËBASHKU.

    Përgjigju
    • Doktori: 15/12/2024 10:37

      Ethem piji ilaçet rregullisht. Edvinit ja thamë edhe tepsinë edhe timonin por prapë fajin e ka Saliu.

  • Iris: 15/12/2024 04:01

    Erjon,thuaja keto SHEFIT tend,jo neve.

    Përgjigju
  • Popull: 14/12/2024 23:43

    Gjakpires i pashpirte ,zoti te dhent haken!

    Përgjigju
  • Wwwwre: 14/12/2024 23:16

    Te spitali Amerìkan me ba sesi mos me kundershtu te fusin me zor ne operation vec me te marr leket edhe te hjekin organe qe sipas tyne nuk duhen gja si TAMTHI,APANDESITI nja 2 metra ZORRE etj,etj,etj.

    Përgjigju
  • Bosi: 14/12/2024 21:11

    Kujt i qahet ky?A nuk ishte zv kryeminister dhe kishte Tatimet pse se kapi.Yyyy gorre

    Përgjigju
  • tani: 14/12/2024 20:58

    ARRESTOJINI MOR KETA PLEHRA,,,PAS KETIJ ALLAKBEUT ESHTE SALI BERISHA,,,KY PASTRON LEKET E SALIUT,,ESHTW BEDEL ME PLOTE KUPTIMIN E FJALES..

    Përgjigju
    • o ti bravo: 15/12/2024 09:03

      Rroft Berisha o ti qe shkrun me bravo. Ai eshte kampjon eshte pishtari demokracis e juve e keni inat. Rroft berisha sa malet e marrte nga ditet e juja e popull dele

    • zaimi: 15/12/2024 05:18

      Po e vertetë qe është Berisha pasi Tregun e Fruta perimeve në Tiranë Allajbeu e ka me Haxhi Bardhin, nipin e Berishës, Ekrem Lluka ortak me Hachi Bardhin në shumë Bisnese madje Rama i dha lejen për resort ke Rana e Hedhur qe do e bëjnë bashkë Ekrem Lluka, Klod Allajbeu dhe Haxhi Bardhi (alias Shkëlzen Berisha). Po kjo Edlira Malaj gruaja e Alaudin Malajt është??? Epo kaq shumë para paska vjedhur ky hajdut me çekiçin e drejtësisë ???? Dhe e drejtësia e re as u morrr fare me këtë hajdut dhe dënojnë njerëz për një 5 mijë lekësh qe i japin apo merr një polic rrugor. Efhe diçka tjetër ajo prokurorja e Hekurt tropojane Elisabeta spo del më nëpër media, gojët e liga thonë që Del shpesh në përgjimet e Echro chat se ka bërë shumë Pare me korrupsion. Apo dhe ajo ka ik zi shijojë ne Dubai paret e korrupsionit bashkë me burrin trafikant. O spak me këto merruni se do gjeni çudira

    • Bravo: 14/12/2024 21:46

      Hahahahaahja, prap Berisha, perseri Berisha, gjithmonë Berisha.

  • Drini: 14/12/2024 20:04

    Ishalla e ka kap kosova kete maskara te paskrupull

    Përgjigju
  • dori: 14/12/2024 18:26

    Ky Gylenist i ndyrë është hajdut me përmasa galopante....

    Përgjigju
    • Janaq: 15/12/2024 11:56

      Ky ska lidhje me gulen e guleniste. Ky sheh e njeh vetem lekun. Ku eshte leku ky behet gulenist, i krishtere, cifut se ka problem fare.

  • pupaci: 14/12/2024 15:55

    Po SPAKU kur do shkoj te spitali Amerikan ne tirane se jane gjithe politikanet prapa kurse allajbeu eshte vetem pupac i tyre,spaku mos bej sikur sdi gje apo ska information

    Përgjigju
  • Tes: 14/12/2024 15:50

    E ne themi spak per ca ish te arratisur e ca zyrtare ne burg...Kosova ste fal

    Përgjigju
  • Lushnja 1: 14/12/2024 14:58

    Kosova ka shtet ti ve gjerat ne bige

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet