TIRANE- Pritet që pas verifikimit të dokumentacionit në prokurorinë e Tiranës, do thirren për të dëshmuar dy personat e kallëzuar Dardan Domi dhe Andi Cerma.
 
Këta dy persona do pyeten lidhur me praktikën e ndjekur, rregulloren dhe zbatueshmërinë e ligjit për tenderat dhe ankandet publikë. Në pyetje do merren dhe administratorët e kompanive që kanë mundur të fitojnë lejet koncesionare për të mësuar të vërtetën e fitimit të këtyre lejeve.
 
Sipas prokurorisë praktika që është ndjekur në këto raste është tepër e dyshimtë dhe për pasojë ka vend për verifikime.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)