Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)

TIRANË-  Për 5 orë Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para agjentëve të BKH-së si person që ka dijeni për hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me një vepër penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që ka nisur dhe hetim pasuror. Ai u mor në pyetje nga prokurori Olsi Dado. Kryebashkiaku Veliaj u paraqit në SPAK në orën 09:00 i vetëm pa praninë e avokatit.

Pas dëshmisë së tij disa orëshe, Veliaj nuk dha asnjë prononcim për mediat, por paralajmëroi se do të flasë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, që do të mbahej vetëm disa orë më pas.

Veliaj sqaroi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, se hetimi i SPAK-ut ndaj tij ka ardhur nga një denoncim i bërë nga një person i quajtur Nesti Angoni, por i cili është i sajuar dhe nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile. Veliaj e quajti këtë një kurth me letra anonime, alla “Jovan Bregu” apo “Andon Ledhi”.

"Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një Nesti Angoni. Ky person nuk ekziston, e dimë çfarë emri dhe kulture linçuese përfaqëson ky stil. Është një kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer pas te praktika e letrave anonim", tha Veliaj. 

Por, ndërkaq, burime të brendshme të SPAK-ut shprehen se sot kryebashkiaku u ka kërkuar pikërisht këtë edhe prokurorëve të çështjes: që të thërrasin për deklarim në Prokurori edhe personin denoncues, Nesti Angoni, në emër të të cilit është bërë denoncimi në SPAK.

Më 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO kontrolle u kryen dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Ols Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Veliajt, SPAK u shpreh se janë ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa hetimi i nisur nga prokurori Dado është ende në faza paraprake. Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill të këtij viti. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

1735218967_veliaj.jpg

Pas 5 orësh kryebashkiaku u Tiranës Erion Veliaj doli nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme ku ishte thirrur prej prokurorit Ols Dado për një hetim pasuror që po zhvillohet ndaj tij.

Për gazetarët aty jashtë Veliaj nuk preferoi të japë shpjegime, por tha se do sqarojë çdo gjë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak live.

'Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e këshillit bashkiak live, tha Veliaj.'

 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neri: 26/12/2024 15:57

    Ne lajmin e pare, Kellici, ish deputet, humbes ne lokalet, rreshtohen pa fund "investigimet" e thella e "shteruese" mediatike per...diplomen e mesme e qe paskesh mashtru universitetin e botes; ne kete te dytin, kreu legjendar i bashkise "Lali", me superskandal qe totalon ne 1 mil euro me incenatoret dhe 5D, le qe ia zbut si me "dijeni" cilesine por investigimet i ka jo pak por zero! Sa bukur...

    Përgjigju
  • Tirona: 26/12/2024 15:48

    Paç komën e mar o ti që bone dasmën me kursimet e plakës.Paç komën e mar për Edin,Salën,Belindën etj etj etj..

    Përgjigju
  • Yes: 26/12/2024 13:10

    Sperdridhuni deri ne piken e fundit sperdridhuni, jo person qe ka dijeni jo person qe pa nga dritarja, jo ketej e jo andej… Boll o mjerane boll, se ky e nje dyzine si puna e ketij jane hajdute me çizme qe po vjedhin si kurre me pare. Akoma vazhdoni ju lepirjet.

    Përgjigju
    • Nooo: 26/12/2024 14:50

      Ja dhe pak dhe do e leshojne dhe keta. Shkelmin e fundit ta japin lepiresit. Veliajn dhe te tjeret si ai i mori ne qafe aroganca me te cilen kane vjedhur. Protestuesit partiak aty jane te peshtire. Nese do kishte protestues te paorganizuar politikisht do kisha vajtur dhe une.

  • Po: 26/12/2024 12:11

    Mos e vri mendjen nga barbaret qe lehin si qener te dera e bashkise.

    Përgjigju
    • @Po: 26/12/2024 13:00

      @Po.Hiç mos e vrit mèndjen as ti. Kaq shqip di ti, kaq shkruan. Barbari? Jo mo xhan jo, barbar i shqipes nuk tè quaj dot sepse ai analfabeti funksional si puna jote, aq di e aq bèn. Ndaj vazhdo dhe quaji tè tjerèt qè kèrkojnè çlirimin e shqiptarève nga hajdutèria, ashtu siç i quajte mè lart. Lère tè shkruarèn mo djalè, shiko fotografitè si gjithmonè dhe boll e ke ti. Shkrimi, èshtè ca i koklavitur pèr ty.

  • Faik: 26/12/2024 11:29

    ISHALLAH del me PRANGA qè aty dhe ti KONFISKOHEN tè GJITHA PRONAT , dhe marrtè me vete edhe SALI KRRIMIN , TRITAN SHEHUN me PRESHIN e LUSHNJES të NGULUR në BYTHË , Asllan Dogjanin HAJDUT , Mul Nokèn KRRIMINEL dhe KRYE HAJDUT , Oerd BulykBashin HAJDUT dhe SHPIRT ZI etj etj etj etj PLEHRA dhe FUNDÈRRINA tè UJÈRAVE tè ZEZA 34 VJEÇARE !!! Kushdo FUNDERRINÈ qè fut DUART e ZEZA tek PARATÈ e TAKSAPUAGUESVE SHQIPTARÈ duhet tè DÈNOHET pèr GENOCID G E N O C I D G E N O C I D VETÈM keshtu do shpètoj SHQIPERIA dhe SHQIPTARÈT nga SHUSHUNJAT , HIENAT , GRABITQARÈT , KRYE KRIMINELÉT dhe FUNDÈRRINAT ARMIQÈ tè BRENDSHÉM tè SHQIPÈRISË !!!!

    Përgjigju
    • @Kot: 26/12/2024 15:50

      Ça e ka bo Tironèn? Qytet europian? Nga je ti,,o KOT? Cili qytet europian qeka si ky i joni,,,o KOT? Cili qytet ka kèt rrumpallè, kèt korrupsion, kèt mungesè gjonash ekementare pèr mbijetesè? Cili qytet europian, qeka bo si Kandahari, ku kullat e kokainès dhe prostitucionit tè semaforit nè Itali e Gjermani,,,,proshèn kulturèn e njè qyteti,,,,zoti iu vraftè o njerèz tè pèshtirè, perversè barbunè qè na çatè bythèn me gjoja ZHVILLIMIN QÈ I BOTÈ TIRONÈS. Keni "fitu" garèn me Vuçidolin por keni humb pèrgjithmonè robt e kètij qyteti. Pèrfundofshi atje ku pèrfundojnè hajdutèt dhe perversèt dhe kurrè mos u kthefshi.

    • Kot: 26/12/2024 15:19

      Pse me Ca te Ka vjedh Ty,apo te Ka Bo tironen qytet europeian o njerez te keq.

  • Albi: 26/12/2024 11:07

    Sa shume ka vjedhur ky hajduti. Edhe Tiranes i zuri frymen vetem me beton. Premtoj zero kulla e ndertoj 100 kulla. Ky hajdut duhet te kalbet ne burg. Shqiptaret do votojn partit e reja jo kalbesirat.

    Përgjigju
    • gjergji: 26/12/2024 12:37

      Albi: Shume mendim i bukur.Te mbushet Tirana me shtepi me qerpiq qe kur te shkojne ne nevojtore te marrin me vehte spraj aromatik se paku qe te mos qelbet komshia apo lagjja .Inteligjent.Duhet ta dish o Albi:nuk lejohen ndertime, ne se raporti i siperfaqes se ndertuar me siperfaqen e gjelberuar shkelet.Pikerisht ne te gjithe boten ndertesat moderne qofte edhe shumkateshe jane me shterejta,me te bukura,me komode per familjen e natyrisht kushtojne me shume.O zot: miq te mi mos bleni shtepi me qerpiq,jo vetem ju veshtiresojne jetesen e shendetin por edhe "komshi" lloje te ndryshjem brejtesish e mijsh gjithefarte llojesh

    • Po: 26/12/2024 12:10

      O Albi bashkia nuk jep leje per kulla e ka te ndaluar me ligj. Lejet per kullat i jep qeveria. Kullen me te larte ne Tirane qe quhet Mali i Tiranes e ka marre lejen nga qeveria djali i Saliut.

  • Potop: 26/12/2024 10:56

    Ku qe e boni tironen si kryeqytet europeian hetohet,te tjeret qe e lan hale rrin rehat. Edhe Ktu gezohen qe te arrestohet veliaj.

    Përgjigju
  • Kozma: 26/12/2024 10:49

    Turp para se te hyje ne SPAK ka organizu merecenaret qe ta .brojne dhe te sulmojne Ramen me komente

    Përgjigju
  • Xha Temja: 26/12/2024 10:22

    Tha rama qe done varim në pemë Erjonkën dhe i doli profecia. Por më parë duan ta telendisin familjarisht

    Përgjigju
  • ENDRI: 26/12/2024 10:16

    SHKOI ME TAKU KOLEGET

    Përgjigju
  • Xhemal: 26/12/2024 09:51

    Pisoleta politike e saliut vazhdon te qelloje politikisht..asgje ska ndryshuar.rriten plepat e mbjelle nga salizmi ,salinjt1 e vjeter e te rinj ne kazanin e drejtesise vjeter do e prishin shqiperine Sic Kane bere ne 96,97,98,2008,2011,2019..ndersa rama rri e veshtron me indiferentizem ekstrem si i rrezohen torret,kuaj,mbreteresha e thote drejtesi e re...ne shqiperi po' vendoset nje regjim i prokuroreve e gjyqtareve politike..politika eshte vendosur nen goditje..kjo este e rrezikeshme per progresin..tekniket nuk gjykojne por vetem numerojne

    Përgjigju
    • @Xhemal: 26/12/2024 11:15

      Viti 2025 po troket. Bota ecèn pèrpara,,Xhemali mbetet Xhemal. Nè kokèn e tij, nuk egziston drejtèsi e pavarur. Pèr Xhemalèt, kur arrestohet njè hajdut ordiner qè jeton nè vilat e kodrès sè diellit,me dyqan pèr tè shoqen tek ish blloku, qè hetohet pèr KORRUPSION MADHOR me qindra miliona euro pèr vetèm njè çèshtje, INCENERATORÈT,,,atèherè Xhemalèt nuk do ishte keq tè heshtnin. Avokatè hajdutèsh, le tè bèhen ata me liçensè dhe gjykata tè japè vendimin. Kaq i thjeshtè èshtè SHTETI LIGJOR,,,,Xhemal. Nèse hajdutèt e tè dyja palève, do tè takoheshin nè oborrin e burgut pèr ajrosje,,,atèherè duhet ta dinte dhe ndjente çdo shqiptar,,,,se Shqipèria ka njè tè ardhme pèr shqiptarèt,,,kèshtu siç èshtè sot,,,,ka vetèm HAJDUTÈ.

  • mariglen qato: 26/12/2024 09:50

    ore po ajo gazeta tema pse se nxjerr kte lajm????

    Përgjigju
    • Kot: 26/12/2024 10:53

      Se ska nei gjo per te nxjerr prandaj

    • Sondazhi: 26/12/2024 10:27

      E vuri dhe e hoqi, ahahaha me lot.

    • @@@@@@: 26/12/2024 10:23

      Shiko mire se e ka nxerr

  • Bir Selmani: 26/12/2024 09:36

    O askush Erjon Veliaj ta mush tē paktēn kta tē PS kan punuar. Por sali kriminel hajdut malok qelbēsira ka bēr vetēm flliqsira.

    Përgjigju
    • Miku: 26/12/2024 10:59

      Shoku,nuk ecet me krahasim. Ndoshta nuk jeton ne TR, por trafiku tmerr (makine ose autobus), uje me depozite, hapesira te gjelbra hic. Vetem keto 3 probleme ye perditshme, pa te tjerat, ta veshtiresojne jeten.

  • Askushi: 26/12/2024 09:27

    Bashkite ne kohen e Saliun pune hic dhe vjellje shume kurse koha e Edit puno shume she vidh shume shume.ky eshte ndryshimi

    Përgjigju
    • Kurrkushi: 26/12/2024 09:37

      Ça punun kta që pikturun pallate ça? Turpi i atyne që i votun si kalamjt që kan frik nga gogoli. Jam dakord që të kalbet në burg ky e ai qeni i vicidolit mos t’i hyje ferr në këmb se kshu populli jemi ne biem nga shiu në breshër e sna bën më përshtypje që ky mjaftisti u bë miliarder duke gjobit e vjedh popullin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale