Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

TIRANË- Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’ dosjen që do ia dorëzojë së shpejti Prokurorisë së Posaçme për falsifikimin që Berisha i ka bërë datës së lindjes.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, avokati Beqiri thotë se Berisha jo vetëm që ka falsifikuar datëlindjen, por ka bërë edhe deklarim të rremë në KQZ.

“Kam gati kallëzimin penal kundër Berishës për falsifikimin e rëndë që ka bërë me ditëlindjen e tij duke futur në krim edhe Drejtorinë e Përgjithshme të gjendjes civile, përgjegjësin e gjendjes civile të rajonit 2 dhe 3 punonjës të tjerë. I ka futur në krimin e ashpër të detyrës dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Ka falsifikuar datën e lindjes dhe ka bërë deklarim të rreme përpara KQZ. Edhe kjo vepër që parashikon dënimin deri në 3 vjet burg. Duhet të qërohet nga politikave vetëm për këtë falsifikim të rëndë që ka bërë”, tha Beqiri.

Çështja e datëlindjes së Berishës ka qenë gjithnjë në qendër të debateve mediatike. Ish-kryeministri ka lindur më 1 korrik 1944, por më pas ai e ka ndryshuar dhe e ka bërë atë datëlindjen më 15 tetor 1944. Thuhet se Berisha e ndryshoi datën e lindjes kur ishte komunist i flaktë, për ta pasur afër me Enver Hoxhën, i cili e ka më 16 tetor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë