Hetimi për Ahmetajn, kreu i SPAK: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara! Nisëm disa letërporosi në disa shtete, mund të ketë fshehur pasurinë jashtë

Nga kontrolli i vilave të bashkëjetueses së Arben Ahmetajt dhe të ish gruas së tij janë gjetur prova për ish Zv. Kryeministrin dhe hetimet po vazhdojnë intensivisht. Informacionin e ka dhënë sot vetë kreu i SPAK në një bashkëbisedim informal me gazetarët.  Ai ka thënë se çdo gjë është në verifikim.

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë”, tha Dumani.

Kreu i SPAK bëri me dije se disa letërporosi janë nisur në disa vende të ndryshme, ndërkohë që ka dyshimet se Arben Ahmetaj mund të ketë fshehur pasurinë edhe jashtë.

“Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani në një takim informal me gazetarët.  

Dumani bëri me dije sot se edhe SPAK është përfshirë në çështjen e hetimit ndaj sulmit me armë ndaj Top Channel në minutat e para të 27 marsit. Kreu i SPAK Altin Dumani ka thënë sot se organi që ai drejton ka kontribuar dhe është i gatshëm për çdo çështje që mund të dalë.

Në bashkëbisedimin sot me gazetarët, kryetari i SPAK Altin Dumani ka cekur edhe  çështjen e dekonspirimit të operacioneve, siç ishte ai i ‘Golden Bullet’. Dumani tha se operacionet nuk dekonspirohen asnjëherë nga SPAK por nga policia në momentin kur dalin për zbatim urdhrat e arrestit. 

Altin Dumani në takimin me gazetarët është pyetur sot edhe për çështjen e Ervin Martinajt.

“Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e "Don Boskos", "u ngjall" apo "nuk u ngjall Ervis Martinaj". Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me Stela Gugallen, administratorja e njërës prej kompanive të përfshira në çështjen e inceneratorëve, e cila është shpallur në kërkim, Dumani tha se ata nuk kanë një përgjigje nga autoriteter austriake, por dosja është në proces ekstradimi. Kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe se pse nuk sekuestrohet. Sipas Dumanit, çështja duhet të hetohet si duhet, pasi ka shoqëri që mund t’i çojë në arbitrazh. Më shumë shpejtësi në hetimet për dosjet e koncesioneve të ‘Sterilizimit’ dhe të ‘Check Up’ ka kërkuar kreu i SPAK. Ai tha në takimin që ka pasur sot me gazetarët se kaq mund të bëjë në lidhje me këto çështje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Dumani: Ka marrë thjesht pasaportën, po punojmë për ekstradimin e tij

Edhe pse në lajme është transmetuar sikur ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka marrë azil politik në Itali në SPAK konfirmojnë se nuk e kanë një informacion të tillë dhe se për ta procesi i ekstradimit është në vijimësi. Altin Dumani, kreu i SPAK, tha sot se procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ndërsa shtoi se ka besim se ai do të kthehet në vendin tonë për vuajtjen e dënimit.

“Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian. Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla”, tha Dumani në komunikimin sot me gazetarët.

Avokati i ish-kreut të Prokurorisë, Adriatik Llalla deklaroi pak kohë më parë se klienti i tij kishte fituar të drejtën e azilit politik në Itali, por sipas SPAK, në Itali vazhdojnë procedurat e ekstradimit dhe vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës ishte për revokimin e masës së sigurisë. Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

Llalla u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 dhe vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti. Llallës iu konfiskuan edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura. 

Ora 13:01
Çështja ‘Plumbi i artë’, Dumani: Po hetojmë për dekonspirimet e operacioneve, po bashkëpunojmë me AMP

1680260555_nuredindumani.jpg

Në bashkëbisedimin sot me gazetarët, kryetari i SPAK Altin Dumani ka cekur edhe  çështjen e dekonspirimit të operacioneve, siç ishte ai i ‘Golden Bullet’. Dumani tha se operacionet nuk dekonspirohen asnjëherë nga SPAK por nga policia në momentin kur dalin për zbatim urdhrat e arrestit.  

Dumani tha se nuk ka një procedim më vetë për këtë por në kuadër të hetimeve të përgjithshme për dosjen ‘Golden Bullet’ po hetohet edhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Ora 12:57
Ndryshime në SPAK, shkarkohet si drejtues i sektori të Anti-korrupsionit Edvin Kondilli, ja kush e zë vendin e tij

1559909498_WhatsAppImage20190606at14.29.17.jpeg

Edvin Kondilli është shkarkuar si drejtues i sektorit të anti-korrupsionit. Në vend të tij është emëruar Klodian Braho. Në SPAK janë emëruar së fundmi 8 hetues financiar në dy seksione, 4 për korrupsionin dhe 4 për krimin e organizuar. Emërimi i tyre u bë më 1 mars, pas disa fazave, testeve, provimeve.

Ora 12:39
Do të përfshihet SPAK në hetimet për sulmin me armë ndaj ‘Top Channel’? Altin Dumani: Po bëjmë veprimet tona, jemi aty

 

Edhe SPAK është përfshirë në c çështjen e hetimit ndaj sulmit me armë ndaj Top Channel në minutat e para të 27 marsit. Kreu i SPAK Altin Dumani ka thënë sot se organi që ai drejton ka kontribuar dhe është i gatshëm për çdo çështje që mund të dalë.

“Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme. Më ka thënë se po kryeheshin veprimet e para hetimore. Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore. Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do dalë diçka, do kemi veprime.

Ora 12:31
‘U ngjall’ Ervis Martinaj me atentatin në ‘Don Bosko’? Flet drejtuesi i SPAK Altin Dumani

1678204392_finalprojekt.00400200.Still018.jpg

Altin Dumani në takimin me gazetarët është pyetur sot edhe për çështjen e Ervin Martinajt.

“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e "Don Boskos", nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e "Don Boskos", "u ngjall" apo "nuk u ngjall Ervis Martinaj". Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.

Ora 12:29
Në kërkim për aferën e inceneratorëve, SPAK: S'kemi përgjigje nga Austria për Stela Gugallen, dimë që ka proces ekstradimi, por s’dimë si po vijon

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët në lidhje me Stela Gugallen, administratorja e njërës prej kompanive të përfshira në çështjen e inceneratorëve, e cila është shpallur në kërkim. Sipas Dumanit ata nuk kanë një përgjigje nga autoritete austriake, por thjeshtë kanë një proces ekstradimi.

‘Nuk kemi përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake. Thjesht dimë që ka një proces ekstradimi, por nuk dimë për vijimin e tij, pasi janë autoritete të tjera që merren me procedurat.’- tha Dumani.

Ora 12:27
Hetimet për koncesionet e ‘Sterilizimit’ dhe të ‘Check Up’, Dumani: Kam kërkuar përshpejtim të hetimeve

1680258522_Sterilizimpajisjesh.png

Më shumë shpejtësi në hetimet për dosjet e koncesioneve të ‘Sterilizimit’ dhe të ‘Check Up’ ka kërkuar kreu i SPAK në takimin që ka pasur sot me gazetarët.

“Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime”, ka thënë ai.

Ora 12:22
Pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës, SPAK: Ka shoqëri që mund të na çojnë në arbitrazh

Kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe se pse nuk sekuestrohet. Sipas Dumanit, çështja duhet të hetohet si duhet, pasi ka shoqëri që mund t’i çojë në arbitrazh.

‘I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet ti gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.’- tha Dumani.

Ora 12:21
'McGonigal', Dumani: SPAK nuk ka hetim për këtë çështje

1674569913_Screenshot1.jpg

Kreu i SPAK Altin Dumani thotë se prokuroria nuk njofton se kur kryen hetime. Ky është komenti i Dumanit në lidhje me pyetjen nëse po heton për çështje McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të FBI-së tashmë në akuzë, në dosjen e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

‘Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.’- tha Dumani.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 01/04/2023 13:03

    PO DY MAFIOZET BERISHA-META KUR DO TE FILLONI TI HETONI..

    Përgjigju
  • Tofik: 31/03/2023 16:17

    Per hetimin kokes se turkut te radhes (Ahmetaj) jep detja pa e pyt njeri! Ama per McGonigal qe ka nje thes me akuza pse ubkorruptua dhe bashkepunoi me Kryeministrin tone, ka mbet pa tekst, ose ia ka fshire regjia e shoqes Kim! Shih cfytyre ben te themi cderexhe po shkon A-SPAK yne.

    Përgjigju
  • Polici: 31/03/2023 14:30

    I nderuar Prokuror, po AMP kush e heton dhe kontrollon? Ata jane me keq se cdo struktur tjeter qe me zor pret te bejne golin e radhes apo gjoben e radhes, jane jashte kontrolli ne cdo drejtim

    Përgjigju
  • Miku: 31/03/2023 14:21

    Me pelqen qe me ne fund SPAK komunikon me pubkikun ca po ben e si. Kete punen e arbitrazhit psh nuk e dinim.

    Përgjigju
  • Klodi: 31/03/2023 13:18

    Shum.mire qe po hetoni krimin dhe korrupsionin po pse nuk keni koqe te hetoni Berishen e Meten? Dicka nuk shkon ktu kur edhe nje femij e di qe jan dy kriminel miliarder

    Përgjigju
    • Italja si moter: 01/04/2023 11:10

      Okryetar i spakut pse nuk e hetoni salen dhe ilirin pse nuk e hetoni21 janarin ,gerdecin ,rrugen e kombit ?haron Dumani qe ka qene prokuror dhe ju a ka mbuluar vrasjet vjedhjet sales e ilirit ,pse nuk moren masa dhe te hetonin salen qe mbushi Lazaratin me droge dhe qellonteme arme ,por denojne Sajmirin qe ju prishi cerdhen e droges ,apo keta prokurore per ti mbyllur keto ceshtje mbushnin xhepat me euro .ku i kane gjetur gjithe keto pasuri keta gjyqtare dhe prokurore ? Turp per drejtesine ,apo kane mare urdher nga amerika qe te godasin atje ku duan qe tu mbyllin gojen ambasada amerikane te rregulloje pumet e saj lexomi cfar thone amerikanet (populli) per politikat e tyre ,nul komandon amerika ne shqiperi .

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të jetë kreu i ardhshëm të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia heqin veton ndaj tij

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të jetë kreu i ardhshëm të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia heqin veton ndaj tij