Tirane- Ka zgjatur vetëm 17 ditë arresti në shtëpi për ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit Pëllumb Abeshi, masë të cilën gjykata e Posaçme ia caktoi më 10 janar të ketij viti. Abeshit i duhet të rikthehet sërish në burg pasi Apeli i GJKKO-së vendosi sot (27 janar) të pranojë kërkesën e SPAK, që ankimoi masën “arrest në shtëpi” duke kërkuar ashpërsimin në arrest me burg.
Vendimi për rikthimin në qeli të ish-zyrtarit në hetim për inceneratorin e Tiranës, u mor nga gjyqtari Dhimitër Lara.
Ndërkohë 7 personat e tjerë në hetim mes të cilëve edhe ish-ministri i Ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka, i ishin drejtuar Apelit të Posaçëm për zbutje të masës së sigurisë.
Gjyqtari rrëzoi kërkësat e tyre. Kështu, ish ministri Koka, ish-drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, përfaqësues nga bashkia në komisionin e dhënies së koncensionit, Bledar Karoli, përgjegjës i prokurimeve në ministri, do të vijojnë të hetohen në masë “arrest me burg”.
Alba Thoma, dhe Silena Tola, Sidrita Kopliku të cilët ndodhen në arrest shtëpie, kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk kanë kryer vepër penale dhe se kanë zbatuar vetëm detyrën ,por edhe këto masa u lanë në fuqi.
68-vjeçari Pëllumb Abeshi u arrestua më 27 mars të vitit 2022 për shpërdorim detyre për inceneratorin e Fierit në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit. Për këtë proces ai u dënua me 4 vite burg, dënim të cilin e shleu më 10 janar. Megjithatë, nuk mundi të ishte njeri i lirë, pasi për hetimet e nisura për inceneratorin e Tiranës i duhej të qëndronte në “arrest shtëpie” sipas vendimit të gjyqtares Irena Gjoka më 9 dhjetor 2023 , të cilin SPAK e ankimoi.
Emri i Abeshit ishte mes 15 personave të tjerë për të cilët SPAK firmosi urdhër-arreste më 7 dhjetor 2023 sa i takon hetimit të nisur tre vite më parë për kontratën e koncesionit "Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”
Deri tani janë ekzekutuar 12 urdhërarreste, ndërsa 3 persona, mes të cilëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, janë në kërkim ndërkombëtar, konsideruar koka e aferës, nën akuzë për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin e PS, Alqi Bllako: Akuzohet për korrupsion në dy raste! Përfitoi 119,755 Euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit
17 Nëntor, 11:17
-
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO ashpërson dënimin me burg për ish-ministrin Lefter Koka, dënohet dhe Alqi Bllako, prishet pafajësia! Shtohet akuza për shpërdorim detyre (VENDIMI)
8 Nëntor, 15:11
-
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës, SPAK e akuzon për korrupsion në dy raste
8 Nëntor, 10:14
-
Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO vendos përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor! SPAK kërkon dënimin e Imerajt, Dervishajt, Kodrës dhe Ballkos për shpërdorim detyre! Do thirren 8 dëshmitarë
28 Tetor, 15:56
-
Berisha akuzon 'gabimisht' Monika Kryemadhin: Trego si i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro! Thirrje Lefter Kokës përplasja në fytyrë
25 Tetor, 20:27
-
Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka: S'jam unë peshku i madh! Doni të zbuloni korrupsionin? Hapni telefonin e Monikës! Meta manipulator, kërkoi të hiqte ambasadorin Withers
25 Tetor, 12:25
-
Akuzohet për inceneratorin e Tiranës, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-zyrtares Etleva Kondi për ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie’
22 Tetor, 14:33
-
Inceneratori i Fierit/ Dështon seanca në Apelin e GJKKO! Munguan avokatët e Lefter Kokës, e radhës u la për datën 18 tetor
11 Tetor, 12:22
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator, 16:14
-
Dosja '5D', SPAK ngre akuzë të re për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Molla dhe Qato akuzohen dhe për 'pastrim parash'! Tushes i shtyhen afatet e hetimit edhe me 3 muaj
23 Shtator, 12:09
-
Fredi Beleri tregon shokët që bëri në burg dhe një falederim për Ramën: Zyra miqësi me Kokën, Gjicin, Bllakon, ja debatet e socialistëve dhe çfarë thoshin për arrestimet
7 Shtator, 14:03
-
Mbyllen hetimet për Inceneratorin e Tiranës, SPAK çon për gjykim 12 prej të akuzuarve mes tyre dhe Lefter Koka
2 Gusht, 16:57