TIRANE- Megjithëse ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i kërkoi kryeprokurorit Llalla të niste hetimet për negociatorët e marëveshjes së detit me Greqinë, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme nuk ka asnjë procedim hetimor. Prokuroria është mjaftuar me kërkesën që ministria e Jashtme t’i vendosë në dispozicion provat shkresore për marrëveshjen e vitit 2009.